Pushuesit vendas dhe të huaj kanë mbipopulluar bregdetin jonian të Sarandës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Korrik 2015, 09:54
Shumica janë përqendruar në plazhet publike përgjatë shëtitores , ku nuk mungojnë të huajt që janë rikthyer për ujin e kristaltë të Sarandës.Në plazhet e Sarandës është bërë pastrimi dhe sistemimi i bregut ku janë vendosur së fundmi edhe shezlonget e Bashkisë, ndërsa këtë risia këtë vit është që nuk ka asnjë kontaktues privat për zonën publike të plazhit. Pushuesit shprehen të kënaqur me kushtet dhe bukurinë që të fal qyteti i Sarandës.Saranda, është një nga zonat që të ofron mundësi për turizëm elitar, ku përvec detit, mund të vizitosh dhe sitet arkeologjike, si Butrinti.