Në hyrje të Kunes, fushë mbeturinash, s'ka roje plazhi

Ky sezon turistik e ka gjetur me një sërë problematikash, zonen bregdetare të Shëngjinit. Hyrja e kësaj zone të ngjan me një lanfill mbeturinash, nga ku duket qartë se askush nuk shqetësohet për largimin e tyre. Krahas pirgut të mbetjëve që sa vjen dhe shtohet, udhëtarët që frekuentojnë zonën e Kunes ju duhet të përballën me një aromë të padurueshme që kundërmon.Kjo problematikë ngrihet nga vetë pushuesit të cilët thonë se duhte të ishte ndërhyrë me kohë në largimin e tyre, por të pakten aktualisht të bllokohet hedhja e tyre."Plazhi eshte i bukur por problem jane mungesa e koshave per hedhjen e mbeturinave. Si pasoje e kesaj ato hidhen ne vend te papershtashme dhe me pas digjen dhe sigurisht ky eshte nje shqetesim serioz."Një tjetër problem që po shqetëson pushuesit në Shëngjin është mungesa e rojëve bregdetare, për të cilën kërkojnë të gjendet një zgjidhje, pasi ndjehen të pasigurtë në këtë plazh.Ndërsa flitet për pasterti dhe kushte në zonen bregdetare të Shëngjinit, autoritetet përgjegjëse si  Inspektoriati Mjedisor në Lezhë apo dhe Komuna e Shëngjinit po shijojnë pushimet verore, pasi në rast të kundërt duhej të kishin konstatuar dhe marrë masa që të pengojne hedhjen e mëtejshme të mbeturinave në këto zona.