Asgjesohen 1100 rrënjë kanabis, arrestohet një person, një tjetër në kërkim

Asgjesohen 1100 bimë narkotike kanabis sativa poshte fshatit Golem. Ndërsa arrestohet një shtetas si dhe shpallet në kërkim një tjetër. (Ne foto: Kanabisi i asgjesuar)Gjatë ditës së djeshme , efektivat e Komisariatit të Policisë Gjirokastër në vijim të kontrollit të territorit për evidentimin dhe asgjesimin e bimëve narkotike të kultivuara si dhe mbi bazën e informacioneve te marra në rrugë operative kanë bërë  asgjesimin e 1.100 rrënjë bimë narkotike Cannabis Sattiva në vendin e quajtur "Murrizi i Poshtëm" në fshatin Golem,Gjirokastër të kultivuara në një parcele të madhe të hapur rishtas për kultivim të bimeve narkotike.Policia arrestoi Vladimir Lazaj,50 vjeç , banues në fshatin Golem,Gjirokastër. Arrestimi i tij u bë  për veprën penale "Perkrahja e autorit te krimit".Ky shtetas ka qenë në dijeni për një parcelë të mbjellë me bimë narkotike dhe  per autorin. Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit Lavdosh Islamaj,28 vjeç, autori i mbjelljes së drogës.Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprat penale të Kultivimi i bimëve narkotike " dhe "Përkrahja e autorit të krimit.[caption id="attachment_541061" align="alignnone" width="640"]droga gjirokaster2 Ne foto: Kanabisi i asgjesuar[/caption]