Pavarësisht krizës, turizmi vazhdon në ishujt e bukur grekë
Turizmi në Greqi përbën rreth 20% të Produktit të Brendshëm Bruto, një aset kombëtar që është vënë në rrezik nga kriza e borxhit. Megjithatë, në ishujt përrallorë të Jonit dhe Egjeut, turistët vazhdojnë të mbërrijnë çdo ditë përmes trageteve.Edhe pse mes tyre ka mjaft gjermanë, të gjithë janë miqësorë me ta. Nuk mungojnë as europianë të tjerë dhe amerikanë, të gjithë të pajisur me para ekstra me vete, për të shmangur bllokimin e bankomateve.Në Mikonos, ndoshta ishullin më të famshëm grek, ku kanë rezidencë mjaft yje të Hollivudit, plazhistë nga Izraeli, Shtetet e Bashkuara dhe Zvicra, shijojnë shampanjën, rrezet e diellit dhe ujin kristal, edhe pse kanë frikë që kjo nuk do të zgjasë shumë.Turist: "E pabesueshme, është fantastike gjithçka, moti, muzika, gjithçka"Turiste: "Këtu është e jashtëzakonshme, festa në plazh, muzikë kudo, njerëz kudo… uji është i shkëlqyer, shtëpitë, shkëmbinjtë. Më pëlqen vërtet shumë"Turiste: "Mua më duket sikur këtu nuk ka krizë fare!"Në gjithë vendin degët e bankave janë mbyllur, por sipas vendasve, në Mikonos, ATM-të janë plot me para në mënyrë që turistët të marrin dhe sigurisht të shpenzojnë sa më shumë, në përpjekje për të mos pësuar ndonjë rënie drastike nga shifra rekord e 24 milionë personave që vizituan vendin vitin e kaluar.