13 subjekte private do ndiqen penalisht, nuk kanë leje mjedisore
13 subjekte private në kryeqytet do të ndiqen penalisht për shkak se nuk zotërojnë leje mjedisore. Task forca e ngritur me vendim të këshillit të ministrave në nisje të sezonit turistik ka ushtruar kontroll në 46 subjekte me fokus ndotjen akustike:Ergys Agasi: Janë marrë në verifikim 46 subjekete dhe kanë rezultuar që 13 subjekte e ushtrojnë aktivitetin pa leje mjedisore. Është marrë masa administrative dënim me gjobë dhe pezullim i plotë i aktivitetit.Drejtori i Inspektoriatit Mjedisor Ergys Agasi pohon se kontrollet janë ushtruar ne bashkëpunim të ngushtë me policinë e shtetit, dhe njofton se ato do te vazhdojne deri në fund të sezonit.Ergys Agasi: Në ndihmë e ardhur nga Policia e Shtetit ka qenë që të gjithë administratorët e këtyre aktiviteteve janë shoqëruar në komisariat dhe janë ndjekur penalisht, kjo në ndihmë të Inspektoriatit të Mjedisit.Agasi ben thirrje qytetarëve që të denoncojnë pranë inspektoriatit të mjedisit të gjitha rastet kur subjektet shkelin ligji per ndotjen akustike.