Ekspertët: Qeveria të marrë masa për të parandaluar efektet e krizës greke
Ish ministrat e Financave Arben Malaj dhe Ridvan Bode, si dhe eksperti Adrian Civici apelojnë qeverinë që të marrë masa për të parandaluar efektet e krizës greke në ekonomi dhe të mos ndalet vetëm me mesazhet qetësuese. Deklaratat u bënë në emisionin Ekopolitikë të gazetares Aurora Sulçe, ku u diskutua për krizën greke. Përfaqësuesi i bankës së Shqipërisë garantoi se bankat greke në vend janë të sigurta dhe nuk kanë financuar borxhin grekPas FMN-së, edhe ekspertët e ekonomisë apelojnë qeverinë që krahas mesazheve qetësuese për ndikimin e krizës greke në ekonominë tonë, të ndërmarrë një plan masash për t'i paraprirë çdo situate. Të ftuar në emisionin "Ekopolitikë" të gazetares Aurora Sulçe, ish ministrat e Financave, Arben Malaj dhe Ridvan Bode, argmentuan se kriza greke mund të jetë edhe një shans për Shqipërinë. Ridvan Bode: “Ende nuk dihet fundi i zgjidhjes së çështjes. Nëse bëhet fjalë për të qenë aktivë në këto zhvillime që do të ketë ekonomia greke dhe impakti që do të ketë në rajon, sigurisht duhet një program më i koordinuar” Arben Malaj: “Do mësojmë ne nga kriza greke, se kriza greke nga aksesi që pati në fondin e BE-së, u qeveris për një kohë të gjatë me një koncept populist”I ftuar në panel, Drejtori i Stabilitetit Financiar në Bankën e Shqipërisë, Klodian Shehu shpjegoi se bankat greke që operojnë në Shqipëri nuk kanë financuar borxhin e qeverisë greke.Klodian Shehu: “Përsa i përket ekspozimit që ata mund të kenë në grupin bankar zotërues apo në Greqi, apo huamarriet që mund të kenë nga grupi bankar zotërues janë praktikisht 0, të dyja krahët. Jo vetëm të tipit të depozitave apo huasë që mund të kenë te grupi bankar zotërues por edhe te letrat me vlerë të borxhit grek”.Për ekspërtët, një dalje e mundshme e Greqisë nga Eurozona dhe rikthimi i saj në një monedhë tjetër do të kishte pasoja edhe për ne.Adrian Civici: “ Partneri ynë kryesorë do punojë me një monedhë ose do bëhen shumë të vështira marrëdhëniet tregtare me Greqinë, ose të marrin një monedhë që parashikohet të paktën në 2-3 vitet e para të jetë monedhë inflacioniste çka mund të sjellë një ulje të sasisë së eurove disponibël në tregun shqiptar. Kjo natyrisht krijon probleme për ne sepse një pjesë e madhe edhe e kredive bankare që nga bizneset qoftë nga individët janë marrë me një aktivitet që edhe ata e zhvillojnë në euro”.Ekspertët kanë vlerësuar se kthimi i emigrantëve është një tjetër problem me të cilin do të përballet Shqipëria, në kushtet kur rrezikohet rritja e papunësisë.