Rritet paraja jashtë bankave, BSH: Për një muaj rritja 5.8 mld lekë

Fushata e zgjedhjeve të 21 qershorit ka rritur sasinë e parasë jashtë bankave. Të dhënat e Fundit të Bankës së Shqipërisë tregojnë se në muajin maj, periudhë kur nisi fushata, paraja jashtë bankave arriti në 222.6 miliardë lekë, duke shënuar një rirtje prej 5.8 miliardë lekë kundrejt muajit të mëparshëm dhe duke prekur nivelin më të lartë për këtë vit. Zgjedhjet rrisin paranë jashtë bankave. Të dhënat e fundit të Bankës së Shqipërisë tregojnë se në muajin maj, periudhë kur ka nisur edhe fushata zgjedhore për zgjedhjet vendore të 21 qershorit paraja jashtë bankave ka arritur në 222.6 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 2.4% ekuivalente kjo me rreth 5.8 miliardë lekë kundrejt muajit të mëparshëm dhe duke prekur kështu nivelin më të lartë të këtij viti.Paraja jashtë bankave parashikohet të jetë rritur edhe gjatë qershorit, periudhë kur kulmoi edhe fushata zgjedhore, por të dhënat për këtë periudhë do të publikohen nga Banka e Shqipërisë pas një muaji. Kjo duke pasur parasysh shpenzimet e shumta që bëhen për fushatat zgjedhore në aktivitete elektorale, udhëtime, karburant, zyra elektorale, mitingje, postera dhe materiale të tjera promocionale.Vetëm pak kohë më parë, Shoqata e Hidrokarbureve vlerësoi se në qershor për shkak të fushatës zgjedhore konsumi i karburantit u rrit për muajin prill me 40%.  Sipas kësaj shoqate, fluksi i udhëtimeve për shkak të fushatës u rrit dhe  për rrjedhojë edhe shitjet në pikat me pakicë të karburanteve.Gjithësesi, vlerësimi me saktësi i shifrave që partitë politike shpenzojnë në fushata zgjedhore është pothuajse i pamundur për t’u bërë në Shqipëri, në kushtet kur mungon transparenca në deklarime, por edhe një kontroll nga institucioonet shtetërore. Por ajo që është konstatuar rregullisht në 2 dekadat e fundit është frymëmarja që merr ekonomia në periudhë fushatat zgjedhore, për shkak të parasë që hidhet në qarkullim.