Vlorë, familjet çojnë të vegjlit në Shtëpinë e Fëmijës

Është në rritje numri i fëmijëve që dërgohen në Shtëpinë e Fëmijëës në Vlorë, për shkak se nuk kanë mundësi ekonomiko-sociale të kujdesen për ta.Aktualisht nga 21 fëmijë të moshave 0-6 vjeç, 17 janë sjellë nga vet prindërit për shkak të pamundësisë ekonomike.Në Shtëpinë e Fëmijës në Vlorë, një proçedurë prioritare është dhe birësimi i fëmijëve, si një mënyrë për t'u mundësuar të vegjëlve të braktisur, një strehë të ngrohtë familjare.Momentalisht në komitetin kombëtar të shqyrtimit të kërkesave për biresim  gjenden 4 dosje nga Shtëpia e Fëmijës në Vlorë.