Basha: Do analizojmë fitoret për shëmbull, humbjet për të nxjerrë mësime

Në mbledhjen e parë të grupit paralementar pas zgjedhjeve, kryetari i PD Lulzim Basha denoncoi me tone të ashpra një sërë abuzimesh gjatë zgjedhjeve vendore. Lideri i opozites Basha listoi tek vargu i shqetesimeve kandidimin e kandidateve me rekorde kriminale dhe shtoi se dy drejtuesit e koalicionit qeveritar Edi Rama dhe Ilir Meta, me kete akt shpërfillën opozitën dhe qytetatart.Lulzim Basha: Këto zgjedhje janë shënuar me aktin e paprecedent të kandidimit të përfaqësuesve të krimit, trafikantë tutorë, pengmarrës dhe kriminele të skeduar që dyshja Rama-Meta i kandidoi pasi refuzoi thirrjet opozitare qytetare.Taboloja e opozitës për zgjedhjet është e errët dhe shtrire ne gjithe territorin e vendit. Shefi i selise blu tha se pati manipulime, presione të policisë, presine ndaj biznesmenëve demokrate, dhunë fizike ndalime e deri tek kërcënimet me armë të kandidatëve  përfaqësuesve dhe mbështetësve te PD.Lulzim Basha: Angazhimi si kurrë më parë në zgjedhje të të gjithë strukturave të shtetit, tatimorëve, inspektoriateve, drejtorive arsimore, veçanërisht policisë që suhtroi një fushatë dhune,  sulmesh, terroresh, kercenimesh dhe keqtartimesh ndaj aktivistëve, kandidatëve dhe mbështetësve te opozitës.Partia demokratike është në fazën e hartimit t një raporti të zgjeruar për zgjedhjet ku do të përfshijë cdo aneksë për parregullsi. Dokumenti do tu dorezohet te gjitha kancelarive ndërkombetare sapo të jetë gati.Lulzim Basha: Unë dhe gjithë drejtuesit e PD, nga baza në qendër kemi një përgjegjësi të madhe për të analizuar në thellësi rezultatin e këtyre zgjedhjeve kuti për kuti., bashki për bashki, për të parë më shumë nga vetja jonë. Të gatshëm të njohim defektet dhe të metat tona pasi kështu do bëhemi edhe më të fortë. Vota e atyre që na besuan do të bëjë bazën e ringritjes tonë. Do të analizojmë fitoret për ti pasur si shembull, do të analizojmë humbjet për të nxjerrë mësimet me qëllim për të dhënë më shumë, që të përgatitemi për betejen e radhës, për hedhjen e hapit vendimtar drejt firores.Rezultati i zgjedhjeve qe e renditi humbëse PD do ta çojë drejt një analize te thelle në cdo bashki.