Ulen temperaturat në Korçë, vishen sërish xhupat

Ulja e ndjeshme e temperaturave ka risjellë veshjen dimërore në Korçë. Ndonëse jemi në pikun e sezonit veror, temperatura maksimale nuk është më e lartë se 20 gradë. Luhatjet e motit kanë shtyrë dhe hapjen e sezonit në Pogradec.Ulja e ndjeshme e temperaturave pas reshjeve te shiut ka bere qe banoret e Korces ti kthehen veshjeve të trasha dimërore.Gjate 48 oreve, temperaturat kanë rënë me të paktën 10 gradë, celcius, ndërsa aktualisht, termometri shënon 15 gradë celcius, një mot jo normal per stinën e  verës.Banorët e Korcës, pohojnë se të papriturat e shpeshta të motit i kanë detyruara ata që të mos i largojnë veshjet dimërore nga garderoba e tyre.Ftohja e motit konsiderohet si e papershtatshme për bujqësinë, ndersa sezoni i plazhit qe pritet te celet keto dite ne zonen e Pogradecit duket i vonuar.Sipas shërbimit meteorologjik, temperaturat maksimale në qarkun e Korcës aktualisht shënojnë 21 gradë celcius, ndërsa minimalet 12 gradë celcius.