Një ditë pune në ALUIZNI, 40.000 dosje në proçes
Nuk preferon të shkojë me makinë deri në derën e institucionit që ai drejton, Artan Lame me sportivitet pavarësisht kostumit të zyrtarit nxiton në këmbë drejt ALUIZNI-t.Qytetarët i zënë pritë me shqetësimet e tyre por ai nuk heziton të ndalet dhe të shpjegohet. Nuk janë takime elektorale por Drejtori i ALUIZNI-t, Artan Lame, i dëgjon deri në fund edhe kur çështjet janë të mprehta si ato te shpronësimeve nga zbatimi i projektit për zgjatimin e Bulevardit.Qytetare: “Jam banore e kësaj lagje dhe dua të pyes për zgjatimin e bulevardit, çfarë do bëhet?”Artan Lame: “Që bulevardi do bëhet, do bëhet, nuk ka diskutim, aty ka shpronësime për t’u bërë dhe janë të gjithë për t’u shpronësuar”Kjo rrugë mes tregut duket se nuk të çon askund, krejtësisht e amortizuar dhe e pushtuar nga tezgat e tregëtarëve. Artan Lame: “Kjo rrugë është në një gjendje dizastër dhe kjo është e dukshme. Imagjinoni çfarë trafiku ka këtu. Nuk kalojnë dot makinat, të gjithë qytetarët që kanë të bëjnë me ALUIZNI-n duhet të kalojnë në mes të këtij kaosi dhe shpresoj që dikush do kujtohet, dhe jam i bindur që do kujtohet në administratën e re për të zgjeruar rrugën këtu”.Në ALUIZNI-n e Tiranës nuk ka më radhë të gjata jashtë institucionit. Qytetarët, për çdo pyetje apo informacion kanë një vend të posaçëm për të marrë në përgjigje. Artan Lame: “Këto nuk kanë ekzistuar, këto janë bërë tani. Fillonte lufta për të hyrë brenda. Ky ambjent u mbyll dhe u bë që njerëzit të mos rrinë në shi. Unë vetëm i kam bezdi institucionet shqiptare që e kanë traditë që mbajnë dyert mbyllur dhe njerëzit që rrijnë jashtë. Këtu sistemi është i lidhur në rrjet dhe informacioni i parë merret këtu kur qytetari jep të dhënat e veta”.Kërkuam të njohim se si është organizuar ALUIZNI, vend që i pret dhjetra-qindra qytetarë me qëllimin e vetëm për të ligjëruar çatinë ku jetojnë.ALUIZNI i Tiranës është i ndarë në tre sektorë:“Është sektori i hartografisë, sektori i çështjeve të pronësisë dhe sektori i legalizmit. Tek sektori i hartografisë përpilohen planet pastaj është sektori i çështjeve të pronësisë që përputhet objekti me tokën dhe sektori i legalizmit që merret me përputhjen e objekteve me studimet”Arkiva tashmë është sistemuar dhe për Shefin e ALUIZNI-t momenti dramatik i dosjeve të hedhura gjithkund ka marrë fund.Artan Lame: “Gjithçka këtu është e re dhe e freskët në të gjitha këto rafte. Situata me arkivin ka qenë në gjendje dramatike kur është marrë në dorë institucioni. Ishte një situatë lufte. Imagjinoni këto dhjetra mijëra dosje të stivuara në pirgje pa mundësi për të operuar brenda tyre, ishte si të gjeje gjilpërën në kashtë”. Në drejtorinë e Tiranës ka rreth 40.000 dojse në proçes dhe situata u rëndua edhe më tej gjatë zgjedhjeve me shtimin e kërkesave për vetëdeklarim.Artan Lame: “Në periudhën e fushatës ndodhi edhe një fenomen tjetër që qytetarët të mësuar me këtë hilenë e politikës që kur ka fushata mbarojnë punë dhe patëm një dyndje jashtë normales gjatë fushatës, e unë i kam thënë që kjo gjë nuk lidhet me fushatën”.Godina e trekatëshe e legalizimit, ka në specifike të veçantë edhe pse në dukje e habitshme. Kati i tretë i mbushur me zyra ku vulosën legalizimit për qytetarët është vetë i palegalizuar.Artan Lame: “Kati i 3-të, ku është edhe Drejtoria e Tiranës qytet por e shtesave. Kati 3-të ka dhe një veçanti që është i ndërtuar pa leje. Ka nevojë për legalizim. Kemi hapur dosje për këtë shtesë kati”.Edhe në drejtorinë e përgjithshme e cila eshte vendosur në një godinë tjetër në afërsi të liqenit artificial u është dhënë mundësia qytetarëve të kenë një vend pritjeje.Artan Lame: “Kur ka ankesa e që më pas ndiqet proçedura me punonjësit përkatës”Sektori i hartografisë dhe i regjistrit janë gjithashtu sektore të rëndësishme ku objektet, ndërtimet në të gjithë Shqipërinë verifikohen nga këta ekspertë. Hartat lexohen në 3D duke parë qartë katet e objekteve në proces.Artan Lame: “Janë pajisje apostafat për të transferuar hartat nga planimetri në sistem 3D, me fjalë të tjera është në gjendje që të verifikojë nëse një objekt që fotografohet nga ajri është 2,3 apo 5 kate”.Në serverin qëndror në kushte optimale ruhen materialet për 300 mije objekte që janë në proçes.Artan Lame: “Në server ruhet i gjithë informacioni në rang republike, i të gjithë objekteve që janë në proçes dhe të gjitha hartat dhe planimetritë e të gjithë kësaj pjese të republikës dhe unë them që materiali që ruhet këtu është një nga pasuritë më të mëdha nga pikëpamja hartografike që ka shteti shqiptar”Ligji i ri i ndërtimeve të objekteve pas 2009 ende nuk është dekretuar nga presidenti, por kreu i ALUIZNI-t Artan Lame qetëson qytetarët dhe thotë se proçesi do të ecë normalisht, me procedura të thjeshta, me dosje të plota që investimet të mos kthehen në bumerangë.Artan Lame: “Ndonjëherë duket sikur vonohen gjërat, sikur njerëzit duhet të presin. Ne kemi bërë një thjeshtim shumë të madh të dosjes dhe dokumentave që duhet të plotësojë një qytetar, por është më mirë që ndonjëherë të vonohen 2-3 ditë, kur kërkohet një dokument i domosdoshëm sesa të bëjnë veprime të nxituara të cilat kthehen përsëri barrë për qytetarët. Sepse o do i hapë një gjyq komshiu ose do hapi sherr me kushëririn…”.Vetëm për një vit ALUIZNI ka legalizuar 32.000 objekte ndërsa puna e ekspertëve do të vijojë me të njëjtin intenstitet për zonat informale në të gjithë Shqipërinë.