Ndryshojnë rolet, grupi sirian i veshur me kostume portokalli ekzekuton militantët e ISIS
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Korrik 2015, 12:14
Një grup terrori në Siri kanë ekzekutuar disa militantë të ISIS me të njëjtat metoda që këta të fundit kanë përdorur.Të veshur me kostume portokalli, ashtu siç zakonisht vishen viktimat e ISIS, ushtarët sirianë ekzekutuan për vdekje 13 xhihadistë.Ky grup terrori është pjesë e ushtrisë siriane Jaysh Al-islam dhe ata e quajnë veten “Ushtria e Islamit”. Ata kontrollojnë mbi 25 mijë luftëtarë besnikë.Komanduesit e ushtrisë siriane deklaruan në videon ku ekzekutonin xhihadistët se “Nuk ka sëmundje për të cilën Allahu nuk ka krijuar një ilaç”.Në videon 19-minutëshe tregohen xhihadistët të veshur komplet me të zeza, që qëllohen prapa koke me shotgan.
