Familjarët e Baki Çokut mohojnë akuzat: Jemi besimtarë, por jo ekstremista
Familjarët e të arrestuarve nga Interpol Roma për lidhje me celulat terroriste që luftojnë në Siri mohojnë që Baki Çoku të jetë i përfshirë. babai i 40 vjecarit, pranon që ka nipin me vajzën e tij në Siri, dhe janë besimtarë, por kurrsesi mohon akuzat për lidhje me xhihadistët.Familjarët e dy vëllezërve të ndaluar për terrorizëm në Lushnje kanë mohuar që Baki Çoku dhe Bledi Çoku të kenë lidhje me një akuzë të tillë. Ata pranojnë që nipi Aldo Kobuzi me familjen ndodhen në Siri, dhe ngrenë dyshime që pikërisht kjo është lidhja që dy vëllezërit kanë përfunduar para organeve të drejtësisë. Babai i Baki Çokut tregon se i biri u arrestua gjatë faljes së namazit në banesën në fshatin Gërmenj.Babai i Bakiut: Policia më tha që i kemi vëzhguar dhe kemi një sqarim. Në Siri kam çunin e gocës së madhe, Aldo e ka emrin. Por Aldon le të shkojnë të karkojnë jo të arrestojnë djemtë e mi.Nusja: Vjen policia rrethon banesën dhe thotë Baki je i arrestuar, do verifikojmë dhe asgjë më shumë. Ne tani nuk dimë gjë ca po bëhët. Tani po e dëgjojmë që janë në një organizatë terroriste, por ne jemi vetëm predikues të fesë islame.Fqinjët e familjes Çoku në Gërmenj thonë se njihen si besimtarë të fesë islame, por vetëm kaq. nuk dinë të jenë myslimanë ekstremist.Fqinji: Çunat janë në kurbet, por ata nuk kanë pasur...kanë qenë familje e mirë, jo familje që të ngatërrojë njerëz. Ai vetë nuk është marrë me fenë, janë ata cunat e vëllait.Edhe më herët është aluduar nga media italiane për baza stërvitje të celulave terroriste në Gërmenj, por përveç arrestimeve të sotme, qetësinë e fshatit myzeqar, se ka shqetësuar kush.[caption id="attachment_540746" align="alignnone" width="640"]
Në foto babai i Baki dhe Bledi Çokut të arrestuar[/caption][caption id="attachment_540747" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Banor i fshatit ku rrinte Baki Coku[/caption][caption id="attachment_540745" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Familjare e Baki Cokut[/caption]