Një natë mbi shkëmb: strehimi është ekstrem

Pamja qe keni nga këto dhoma është e frikshme pasi do qëndroni pezull në 120 metra lartësi. Bëhet fjalë për tre kapsula transparente Skylodge Adventures Suites të agjencisë Nature Vive të cilat i ofrojnë pushuesve një moment të paharrueshëm. Ato qëndrojnë në shkëmb dhe mund të mbajnë deri 8 njerëz. Një kapsulë është shtatë metra e gjatë dhe dy metra e gjerë dhe është e përbërë nga alumini dhe polikarbonati. Cmimi për një natë në të është rreth 280 euro.