"Arrest me burg" për vëllezërit Aliko, avokati: Provat nuk vërtetojnë akuzat
Pas një seance maratone e cila zgjati më shumë se 5 orë, Gjykata e Krimeve të Rënda, vendosi të lërë në arrest me burg dy vëllëzrit Aliko, Arbion dhe Alban, ky i fundit i mitur ende.Në orën 9 të mëngjesit dy vëllezerit Aliko u shoqëruan në Gjyakatën e Krimeve te renda per tu njohur me katër akuza, vrajse, plagosje të punonjësit të policisë, armëmbatje dhe trafik narkotikesh.I pari që u paraqit në sallë përpara gjyaktës ka qenë 17 vjeçari Alban Aliko. Seanca për vlerësimin e masës së arrestit ndaj tij u ndërpre me kërkesë të avokatit mbrotjes, i cili kërkoi perjashtimin e gjyqtares për njëanshmëri.Alban Aliko u paraqit me shenja në fytyrë duke bërë që avoakti i tij të pretendoje se ndaj tij është ushtruar dhume. Avokat Neshat Fanaj kërkoi praninë e një psikologu në seancë, pasi Alban Aliko është 17 vjeç dhe konsiderohet i mitur.Në fillim u dha masa e sigurisë për Arbjon Alikon dhe më pas për Alban Alikon.Të dy vëllezërit janë të akuzuarit kryesor për vrasjen e efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha.E gjithe akuza është mbështetur në deshmite e dy të arrestuarve, Xhuliano Malo dhe Klodian Selimit të cilët kanë deklaruar se ditën e zgjedhjeve kanë parë të armatosur ne Lazarat dy vellezerit Aliko. Avokati deklaroi se nuk rezulton që vrasja e policit të RENEA-s të jete bere me snajper. Distance sipas tij mes klienteve tij dhe furgonit te policise eshte 5 metra dhe se ate dite ne fshat kanë vepruar edhe grupe të tjera të armatosura.Avokati: Asnjë nga provat nuk vërtetojnë që vëllezërti janë autorë të vrasjes. Nuk vërtetojnë që të ketë pasur snajper që të jetë qëlluar i ndjeri. Në këtë seancë përcaktimi të masës së sigurisë nuk vërtetohen akuzat e prokurorisë.[caption id="attachment_540699" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Aliko duke u shoqeruar per ne Gjykaten e Krimeve te Renda[/caption][caption id="attachment_540698" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Aliko duke u shoqeruar per ne Gjykaten e Krimeve te Renda[/caption]