Terrorizmi, pranga familjes së "Lady XHihad" e të burrit të saj në Lushnje. Përgjimet zbulojnë rolin e imamit Bujar Hysa
Familjarë të 25 vjecares italiane të njohur si "Lady Xhihad" dhe bashkëshortit të saj nga një fshat i Lushnjes janë arrestuar si pjesë e një celule terroriste. Operacioni i koduar "Martesa" është shtrirë në Shqipëri dhe Itali dhe përgjimet zbulojnë se i përfshirë në rekrutime të luftëtarëve për tu bërë pjesë e Shtetit Islamik është edhe Bujar Hysa, Imami i xhamisë së Mëzezit, i arrestuar në Tiranë.Operacioni i koduar "Martesa" ka cuar në pranga 10 persona, 5 prej të cilëve shqiptarë, 4 italianë dhe një kanadez, të gjithë pjesë e një celule terroriste.I shtrirë në Itali dhe Shqipëri operacioni u ka vënë prangat pjestarëve të dy familjeve të lidhur në krushqi mes tyre. Bëhet fjalë për familjarët e Maria Giulia Sergio, apo e njohur ndryshe "Lady Xhihad" dhe të bashkëshortit të saj, Aldo Kobuzi nga Lushnja.Të arrestuar janë babai, nëna, motra dhe xhaxhai i "Lady Xhihad", ndërsa në Lushnje janë arrestuar dy dajat e Aldo Kobuzit, Baki dhe Bledi Çoku, ndërsa në Itali është arrestuar nëna e tij, Donika.Në pranga ka përfunduar edhe shtetasja kanadeze Bushra Haik. Sipas prokurorisë italiane 30 vjecarja është koordinatore dhe përgjegjëse e rekutimit online të grave xhihadiste.Policia italiane ka publikuar edhe foto të transformimit të 25 vjecares Maria Gulia Serxhio që tashmë mban emrin Fatima Zahra, dhe të 23 vjecari nga Lushnja, Aldo Kobuzi që ndodhet në Siri dhe tani mban emrin Said.Ndërsa kjo foto dëshmon transformimin e familjes së 25 vjecares, pas konvertimit në myslimanë.Shërbimet sekrete italiane mësohet se në 2014 kanë përgjuar një bisedë mes imamit tashmë të arrestuar në Tiranë Bujar Hysa dhe kunatit të Aldo Kobuzit, Marenglen Dervishllar nga Pogradeci. Ky i fundit i thotë imamit të Xhamisë së Mëzezit "Do të dërgoj kunatin tim, i kam dhënë numrin tënd të telefonit." Maringlen Dervishllari gjen vdekjen në Siri pak muaj më vonë duke lënë gruan e djalin e sapo lindur.Ministri i Brendshëm, Anxhelio Alfano tha se Operacioni identifikoi një bërthamë të tërë familjare, të lidhur me persona të konvertuar e të bashkuar me luftën e Shtetit Islamik.Vecantia e kësaj celule qëndronte në të qënit njëkohësisht i rekrutuar e rekrutues." - ka thënë Alfano.Ndërsa Prokurori Maurizio Romanelli, tha se u ndividulizua një kanal turk, falë të cilit u zbulua një skenar I tërë. Kordiantori që dërgonte luftëtarë në Siri është një person mjaft i rëndësishëm në shtetin islamik me lidhje në disa vende europiane. "Sot konfirmojmë plotësisht se shqiptari Aldo Kobuzi është shndërruar në një xhihadist të vërtetë."- tha Prokurori duke shtuar se të arrestuarit nuk po përgatisnin atetante terroriste në Itali, por ishin në pritje për tiu bashkuar Shtetit Islamik.[caption id="attachment_540583" align="alignnone" width="640"]
Ne foto Baki Çoku i arrestuar ne Lushnje ne kuader te operacionit antiterrorizem te shtrire ne Itali dhe Shqiperi.[/caption][caption id="attachment_540636" align="alignnone" width="640"]
Banesa e Baki Cokut në qytezën e Scansanos në provincën e Grossetos[/caption][caption id="attachment_540680" align="alignnone" width="640"]
Te arrestuarit në operacionin Martesa, mes tyre edhe shqiptaret[/caption][caption id="attachment_540679" align="alignnone" width="640"]
Te arrestuarit në operacionin Martesa, mes tyre edhe shqiptaret[/caption]