Referendumi, sondazhet 57 % do t’i thonë “jo” masave shtrënguese
Kur kryeministri Aleksis Tsipras shpalli referendumin popullor, duke mbështetur qartë alternativën për të refuzuar propozimin e kreditorëve, shumë në Bruksel u befasuan. Por pyetja që shtrohet është, sa të qartë janë vetë grekët për atë që do t'u kërkohet të votojnë të dielën?Në fletën e votimit, atyre do t'u kërkohet: "A duhet të pranohet marrëveshja e propozuar nga Komisioni Europian, Banka Qendrore Europiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar gjatë mbledhjes së Eurogrupit më 25 qershor 2015, i ndarë në dy pjesë?”Pjesa e parë titullohet "Reforma dhe Përmbushje e Programit në Fuqi dhe Përtej tij", ndërsa e dyta "Analizë e Qendrueshmërisë së Borxhit Paraprak"Ndoshta ata të diplomuar për makroekonomi e kuptojnë këtë pjesë, të tjerët me siguri që jo.Qeveria po përpiqet me çdo kusht të ndikojë orientojë votuesit tek "jo"-ja, edhe në fletën e votimit kjo alternativë do të jetë para "po"-së në renditje.Dhe deri tani duket se ia ka dalë mbanë. Sipas një sondazhi paraprak të kryer nga instituti grek ProRata javën e kaluar, 57% e nejrëzve që do të shkojnë të votojnë, do ta kundërshtojnë propozimin, ndërsa vetëm 30% janë në favor.Megjithatë, pas vendimit të qeverisë për të mbyllur bankat nga e hëna e kësaj jave, ka ndikuar që "po"ja të rifitojë terren, pasi mbështetësit e programit janë rritur në 37%, ndërsa kundërshtarët kanë zbritur në 46%. Ndërsa të pavendosurit janë rritur nga 13% në 17%.