Lezhë, arrestohet i kërkuari për vrasje në Itali
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Mars 2013, 12:16
Policia e Lezhës ka bërë të mundur arrestimin e shumë të kërkuarit Angjelin Simoni.Burime nga policia bëjnë me dije se 34-vjeçari kërkohej nga drejtësia italiane pasi akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë.Sipas policisë, Simoni akuzohet për veprën penale të vrasjes të kryer në Cuneo të Italisë.Ndërkohë policia e Lezhës ka nisur procedurat për ekstradimin e 34-vjeçarit Angjelin Simoni në Itali ku do të gjykohet nga drejtësia italiane.