Dështon themelimi i Gjykatës Speciale
Kuvendi i Kosovës ka dështuar të miratojë amendamentin kushtetues për ti hapur rrugë ngritjes së Gjykatës Speciale që do të gjykojë krimet e supozuara të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Mazhoranca në parlament nuk arriti për 6 vota që të sigurojë shumicën e cilësuar prej 81 deputetësh duke dështuar në votim.Nga 116 deputetë në sallë, në votim pranuan të marrin pjesë vetëm 84, nga të cilët 75 votuan pro, 7 kundër, kurse 2 abstenuan. Votë kundër ndryshimeve kushtetuese dhanë edhe 7 deputetë të PDK-së, ndërsa Flora Brovina dhe Nezir Çoçaj abstenuan.Kështu përpjekjet e Kosovës për ta miratuar vetë një gjykatë të tillë kanë dështuar, ndërsa pritet me të gjitha gjasat që votimi të mund të bëhet në Këshillin e Sigurisë së Kombeve të Bashkuara.Votimi në kuvendin e Kosovës u parapri nga debate të forta mes deputëve të mazhorancës dhe opozitës të cilat shkuan deri në akuza.Ndërkohë që deputetët diskutonin ngritjen e gjykatës special, para parlamentit të Kosovës protestuan ish pjesëtarë dhe veteranë në Ish Ushtrisë Clirimtare të Kosovës