Vuloset fitorja e Armando Subashit në Fier, e majta merr edhe Patosin

E mjata ka konfirmuar fitoren edhe në bashkinë e madhe të Fierit, ku ish deputeti Armando Subashi ka triumfuar me një epërsi votash prej 13600 votash ndaj kandidati të djathtë Enkelejd Aliebeaj.Ka qenë KZAZ 57 që ka vulosur fitoren e Subashit.Pas përfundimit të numërimit, Subashi në një deklaratë për mediat tha se i detyrohet shumë qytetarëve të Fierit dhe se tashmë e pret një punë e madhe për të mbajtur premtimet.Po ashtu e mjata ka vulosur fitoren edhe në Patos, ku kandidatja Rajmonda Balili ka fituar me një diferencë votash prej 3000, kundrejt rivalit të APPD Luan Mustafaj.