Viktor Tushaj i LSI lë Lezhën, fiton e djathta me Fran Frrokaj

Partia Demokratike dhe koalicioni i djathtë rikuperon votat në qarkun e Lezhës. Ka përfunduar procesi i numërimit dhe Fran Frrokaj ka fituar me 52% të votave.Viktor Tushaj mori 48% të votave duke mos u konfirmuar në mandatin e tretë e Kryebashkiak i Lezhës. lezheeeelezheVlen të kujtojmë se në 2013, PD ka pasur 2300 vota minus në krahasim me koalicionin e majtë në Lezhë . Tanimë kemi 700 vota minus vetëm në qytetin e Lezhës, duke rikuperuar kështu rreth 1500 vota.Deputeti demokrat Aldo Bumçi po ndjek proçesin e numërimit nga afër.Ndërkaq në Kurbin proçesi i numërimit është drejt përmbylljes. Kryeson bindshëm kandidati i ASHE, Artur Bardhi me 82.32% kundrejt  Altin Bibës  të së djathtës me vetëm 17.68% të votave.  Janë numëruar 56 nga 76 kuti votimi.Mbetet për tu parë rasti i Kurbinit, pasi PD ka deklaruar e nuk do njohë rezultatin në këtë Bashki jo vetëm sepse KQZ nuk tërhoqi nga gara Bibën e dorëhequr, por edhe sepse PD nuk ka pasur komisionerë të saj.kurbin