Kukësi kthehet blu, Shehu: Mundëm një të keqe të madhe. PD ka dhe Tropojën, Hasin e mban PS

Kukësi ngjyroset me blu. Bashkim Shehu i koalicionit të djathtë kryeson me 3043 vota  kundrejt Hasan Halilaj të ASHE.Bashkim Shehu mori  14 303 shehuHasan Halilaj 11 260  vota.Altin Sulçe, gazetari i Ora News nga Kukësi informoi se procesi i numërimit ka ecur i qetë dhe pa incidente.  450 fletë kanë dalë të pavlefshme.Bashkim Shehu tha për Ora News“Është një votë kundër varfërisë. Do bëjmë të pamundurën ti kthejmë Kukësit dinjitetin. PD ka një platformë, do rrisim ekonominë dhe shtojmë vendet e punës. Ju jap fjalën se oferta e PD-së është konkrete dhe unë do e mbaj. Kemi mundur një të keqe të madhe, një segment separatist. Kemi arritur një fitore të madhe”Partia Demokratike ka arritur të mbajë edhe Bashkinë e Bajram Currit. Besnik Dushaj është kandidati fitues në Tropojë me 51.94 % të votave, ndërsa Rexhë Byberi i Aleancës për Shqipërinë Europane mori vetëm 44,63%.Mjaft mbrapa kandidati i pavarur, Agron Demushi, me vetëm 3,42% të votave.Pas daljes së rezultatit, para qendrës së numërimit nisën festimet në Bajram Curri.bashkim shehu 5Ndërkaq e majta ka arritur të mbajë Bashkinë e Hasit. Kështu kandidati të majtës Adem Lala ka fituar me 52.98%, kundrejt Elez Maçit të së djathtës me 46.05%.Ndërsa kandidati i PSD, Gëzim Ukperaj ka marrë 0.97 të votave./Oranews.tv/