Doshi nuk i siguron dot fitoren Lleshit, Zef Hila kryebashkiak i Vaut të Dejës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Qershor 2015, 17:40
Bashkia e Vaut të Dejës ka mbyllur proçesin e votimit. Kandidati i të djathtës Zef Hila është fitues i këtyre zgjedhjeve me 9.853 vota.Kandidati i të majtës, Gjokë Lleshi, me gjithë mbështetjen e ish-deputetit Tom Doshi nuk ka mundur të marrë më shumë se 7.902 vota.Në Vaun e Dejës pjesmarrja ishte 48.70 % ose 18.128 votues.