Libohova 'thyen' mitet, garën e fiton kandidatja e ASHE Luiza Mandi

Libohova është një prej bashkive të para ku ka përfunduar procesi i numërimit të votave për zgjedhjet vendore. Fitorja me 235 vota në avantazh i takon kandidates së ASHE-së Luiza Mandi.Fitoren e ASHE-së në Libohovë ministri Arben Ahmetaj e konsideroi si thyerjen e mitit të bastioneve të forcave politike.“Fitorja e Luizës në Libohovë që është konsideruar një bastion i së djathtës thyen mite. Libohova pas kaq vitesh kthehet në duart e të majtë, kjo është një përgjegjësi shumë e madhe për Luizën dhe ASHE”Kryetarja e re e bashkisë Libohovë shprehet se me ndihmën e qeverisë bashkia do të ecë ne drejtimin e duhur.“Libohova në drejtimin e duhur, do të thotë akoma punë shumë më e madhe se kjo betejë që kemi zhvilluar”.Libohova është një ndër bashkitë më të vogla të mbetura pas reformës territoriale. Luiza Mandi fitoi me diferencë të ngushtë ndaj kandidatit të APPD Altin Como.