Në njësinë nr 5 ku banon dhe Kosova, në 35 kutitë e para kryeson Veliaj
Në KZAZ nr 38 që ui përket njësisë nr 5 ku banon dhe ka votuar dhe kandidati i djathtë për bashkinë e Tiranës Halim Kosova procesi i numërimit ka rinisur pas 6 orësh pushim.Nga 91 QV për tu numëruar 35 prej tyre tashmë kanë përfunduar.Më herët gazetarja Denisa Pasholli na informon se nga 35 QV kryeson kandidati i majtë Erion Veliaj me rreth 2000 vota, ndërkohë kandidati i pavarur Gjergj Bojaxhi ka 1100 vota.Ndërkohë më herët Gazetarja e Ora News Edjona Dervishi e cila po monitoron procesin e numërimit informon nga kjo KZAZ se numërimi po ecën ngadalë.Ndërkohë që për një QV kishe probleme me procesverbalet por pas diskutimeve mes anëtarëve të KZAZ u vendos të numërojë .[caption id="attachment_536393" align="alignnone" width="640"]
Gjergj Bojaxhi ne Njesine nr 5[/caption]