Dritan Leli fiton me mbi 15 mijë vota ndaj Deromemajt, Selenicë fiton e djathta
Dritan Leli në Vlorë i Aleancës për Shqipërinë Europiane ka fituar me një rezultat të thellë ndaj rivalit të tij demokrat Genc Dermomemaj.Dritan Leli mori 32.514 vota ndërsa Genc Deromema 17267 vota me një diferencë prej 15.247 vota.Në Selenicë, procesi i numërimit ka përfunduar dhe APPD ka fituar me kandidatin e saj Përparim Shametaj me 6096 vota kundrejt rivalit të ASHE 5078 vota.Në Himarë është rikonfirmuar Jorgo Goro i ASHE me 4747 vota, ndërsa në vendin e dytë është renditur Fredi Beleri i PBDNJ me 2335 vota. kandidati i APPD Lefteri Prifti ka marrë vetëm 596 vota.Po ashtu Sarandë është shpallur fituese kandidatja e ASHE Floriana Koka me 8300 vota, Kreshnik Bozho i APPD 7001 vota.Edhe në Delvinë koalicioni i majtë ka fituar bindshëm ndaj koalicionit të djathtë. Rigels Balili ka marrë 4735 vota, ndërsa Dhurim Alinani 1769 vota.