Oranews.tv faqja online përditësoi minutë pas minute zgjedhjet vendore 2015

RTV Ora News në këtë proces zgjedhor maratonë, përpos stafit të madh të gazetarëve në terren, në shërbim të shikuesve është modeluar edhe faqja online.Duke klikuar në websitin oranews.tv një hartë e posaçme elektorale është dizenjuar posaçërisht vetëm për zgjedhjet vendore 2015. Në hartë pasqyrohet me procesin e numërimit në kohë reale me të dhënat e reporterëve në terren por edhe me ato të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.Interesante është fakti se harta në mënyrë të ngjyrosur pasyron edhe zonat ku janë në avantazh 2 kampet politike. Pra ngjyra blu pasqyron koalicionin e djathtë APPD dhe ngjyra rozë pasqyrron koalicionin e majtë ASHE, ndërsa e verdha apo edhe ngjyra të tjera tregojnë partite të cilat garojnë më vete.Nëse klikojmë në një nga qytetet në hartën grafike, në krye të faqes shfaqet rezultati për bashkinë e këtij qyteti duke informuar në kohë rekord të gjithë shikuesit.Faqja online do të vijojë të përcjellë në kohë reale të gjithë informacionin e mundshëm nga çdo skaj i Shqipërisë.