Qazim Sejdini mban Elbasanin, e majta merr edhe Belshin, Cërrikun e Gramshin, Peqinin

Përfundon numërimi në Elbasan konfirmohet Qazim Sejdini i ASHE me 43 958 ndaj Ardian Turkut të APPD 28 987 votaNë Belsh, Arif Tafani i së majtës merr kreun e bashkisë me 5241 vota më tepër se rivali i djathtë, Asqeri Kuqja, ndërsa kandidati i pavarur Besjon Tafani nuk mori dot më shumë se 1848 vota.Në Cërrik  59.50% Altin Toska i ASHE-së ka fituar me 3003 vota diferencë, kundrejt Qamil Bojës të koalicionit të djathtë.Në Librazhd ka përfunduar numërimi duke i dhënë të majtës fitoren me kandidatin Kastriot Gurra. Ai mori 65.12% te votave kundrejt Fadil Brazhdës, i cili mori 27.03% të votave, ndërsa Shefki Çota mori 7.85%.Në Gramsh 59.31% Luljeta Dollani e ASHE-së ka fituar me 2719 vota diference, kundrejt Kodhel Çales te koalicionit te djathte.Në Peqin,  Saimir Hasalla i së majtës ka fituar me 9260 vota kundrejt 4326 qe mori rivali i djathte Albert Kreci.Në Prrenjas, Miranda Rira  me 6011 ka fituar kundrejt Bajazit Karriqit me 4368 vota.