OSBE/ODIHR: KQZ e politizuar,vendime jo konsistente. Ka pasur votime në grup
Ekipi monitorues i OSBE-ODHIR dhe Kongresi i Autoriteteve Vendore dhe Rajonale të Këshillit të Europës që mbikqyri proçesin e votimit të 21 qershorit ka arritur në përfundimin se zgjedhjet në Shqipëri minuan besimin e votuesve për këto arsye që renditi ambasadorja Audrey Glover.Glover: “Kuadri ligjor mund të kishte dhënë bazën për zgjedhje demokratike por ato nuk u arritën për shkak të mungesës së vullnetit për ta zbatuar atë dhe politizimit që pëshkoi institucionet zgjedhore në vend. Votimet në grup, parregullsitë provesuriale, praninë e aktivistëve partiake jashtë qendrave të votimit dhe aludimet që kanë shoqëruar fushatën kanë minuar besimin e zgjedhësve".Sipas raportit, është vërejtur votim në grup në 17% të qendrave të vëzhguara.Kritikat e OSBE-ODIHR rënduan edhe mbi Komisonin qëndror të zgjedhjeve për të cilin u tha se me vendime jo konsistente ka dëmtuar besimin e publikut në pavarësinë e adminsitrimit zgjedhor.Glover: "KQZ ka funksionuar në mënyrë të hapur por karakteri i politizuar ishte i dukshëm dhe çoi në vendime jo konsistente. Disa afate kohore nuk u respektuan, disa ishin në kundërshtim me ligjin dhe disa s'u paraqitën. KQZ duhej të kishte bërë një vëzhgim më të mirë të preçesit zgjedhor. KZAZ-të herë pas here s’mundën të punojnë në mënyrë efikase pasi KQZ-ja nuk i pajisi me materialet e nevojshme".Vëzhguesit u shprehën kritikë edhe për rolin e medias në Shqipëri, duke renditur argumenta të fortë dhe bindës. Glover: "Pavarësisht numrit të madh të mjeteve të informacionit, lidhjet e medias me partitë kryesore, që vjen si rrjedhojë e interesave të biznesit të pronarëve të mediave sollën ndërhyrje të drejpërdrejtë në autonominë mediatike dhe kufizuan pluralizmin e këndvështrimeve. Materialet filmike të përdorura në lajme në lidhje me fushatën, u prodhuan gjerësisht nga vetë partitë duke mjegulluar ndarjen mes përmbajtjes editoriale dhe reklamave politike".Kreu i Kongresit të Autoriteteve Vendore dhe Rajonale të Këshillit të Europës, Steëart Dickson, ngriti shqetësimin e blerjes së votes.Stewart Dickson: “Akuzat përfshijnë pagesat financiare, dhënien e ushqimeve në zona të caktuara, heqjen e kartave të identitetit për disa persona dhe kthimi i tyre në fund. Së dyti jemi për shqetësuar për raportet që kemi dëgjuar për frikësimin, për presionin që u është vënë atyre që punojnë në administratën publike që të votojnë në një mënyrë të caktuar, apo kërcënimeve se do të hiqen nga puna."Zoti Dikens ishte kritik edhe për numrin e lartë të votuesve në lista per shkak të përfshirjes në to të emigrantëve.Stewart Dickson: "Është problematike që listat e zgjedhësve ende përfshijnë rreth 1 milion vetë që jetojnë jashtë Shqipërisë. Në rast se ditën e zgjedhjeve ata ashtu siç kanë të drejtën të hedhin votën, përveç rrezikut që ekziston në mashtrimin zgjedhor ekziston edhe manipulimi.Çështjet vendore duhet të vendosen nga ata njerëz që jetojnë në bashkitë specifike”.Ora News e pyeti ambasadoren nëse administirmi i votës duhet të kthehet nga politik në teknik. Përgjigja ishte kjo:"Numërimi është një nga aspektet që do ta ndjekim nga afër. Pasi të kemi marrë vëzhgimet e vëzhguesve tanë në terren, mund të bëjmë një rekomandim", tha Glover.Vëzhguesit e OSBE-ODIHR ngrenë shqetësimin që një numër personalitetesh nga partitë e mëdha qeverisëse që përdorën aktivitetet dhe burimet shtetërore për qëllimet e fushatës, duke përfshirë edhe shpërndarjen e çertifikatave të pronësisë, që mjegulloi ndrajen mes shtetit dhe partisë - thuhet në raport. Vëzhguesit janë të shqetësuar edhe për financimin e fushatës së partive, prandaj rekomandojnë që rregullat mbi deklarimin e financimit të fushatës të përmirësohen për të siguruar transparencë më të madhe.Dhe për ta mbyllur konstatimin e saj shefja e misionit te OSBE-ODIHR, Odri Glover, zgjodhi ndoshta rastesisht njërin prej slloganeve të partive kryesore për t’u shprehur për proçesin zgjedhor."OSBE-ODIHR do të publikojë raportin përfundimtar pas rreth 2 muajsh. Në këtë raport do të përfshihen rekomandime për të ndihmuar të çohet gjithnjë në drejtimi e duhur, proçesi zgjedhor,” përfundoi Glover.OSBE/ODIHR prezanton raportin e parë të zgjedhjeve, Këto janë zgjedhjet e 12-ta që ky organizëm monitoronVëzhgimet e OSBE/ ODIHR u lexuan nga Glover:-“Fushat ishte qetë. Toni i fushatës kishte një përmirësim nga zgjedhjet e mëparëshme. --Kuadri ligjor mund të kishte dhënë bazën për zgjedhje demorkatike por mungesa e vullnetit politik vazhdoi të minonte procesin zgjedhor”-Votuesit duhet të jenë të sigurtë që vota e tyre të shkojë aty ku e kanë hedhur.-Duhet të kenë besim që sistemi i apelit të përdoret në mënyrën e duhur.-Nuk mendojmë se të gjitha këto kërkesat u përmbushën-KQZ ka funksionuar në mënyrë të hapur por karakteri i politizuar ishte i dukshëm dhe çoi në vendime jo konsistente.-Disa afate kohore nuk u respektuan disa ishin në kundërshtim me ligjin dhe disa s’u paraqitën.-KQZ duhej të kishte bërë një vëzhgim më të mirë të preocesit zgejdhor-KZAZ herë pas herë s mundën të punojnë në mënryë efikase pasi KQZ nuk i pajisi me materialet e nevojshme-Për mediat kemi shqetësime: Ka një numër të madh transmetuesish mediatikë, por nuk do të thotë që ka pluralizëm, ka lidhje me partitë e mëdha politike apo të interesit të pronarëve të tyrevijon