Fitore e thellë e të majtës në Kurbin, por vota merr dhe Altin Biba i PD-së

Përkundrejt problematikave që e shoqëruar që prej nisjes së fushatës, bashkia e Kurbinit ka përmbyllur proçesin e numërimit të votave.Grupet e numërimit kanë ezauruar numërimin në 76 kutitë e votimit, të cilat nxjerrin fitues kandidatin e majtë Artur Bardhi me 11.123 vota. Në këtë mënyrë Bardhi merr edhe një mandate të dytë si Kryebashkiak.Me gjithë thirrjet e PD-së për të mos v otuar demokratët në 21 qershor dhe paraqitjen e dorëheqjes nga vetë ai, kandidati Altin Biba ka rrëmbyer 2313 vota.Kurbini regjistroi pjesmarrje të ulët në votime me vetëm 26.18%, ose 14.290 votues.