Ballafaqimi i rezultatit të Exit Poll IPR dhe KQZ

Sondazhet në IPR Marketing si dhe exit - polli i fundit të publikuara në RTV Ora News, rezultojnë të jenë kokë më kokë me rezultatet e dala nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve.Duke bërë një krahasim, në Tiranë IPR Marketing parashikoi fitues të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj me 50.5 - 54.5 %, ndërsa kandidati i djathtë Halim Kosova merr 38 - 42 % me një marzh gabimi 1-2 %. I njëjti rezultat vijon të jetë edhe në tabelën zyrtare të KQZ-së, ku kandidati kandidati i ASHE Erion Veliaj deri tani eshtë në avantazh me 53.5 %, kundrejt rivalit të tij që ka marrë 39 % të votave.Edhe në Durrës exit-polli i IPR marketing, pothuajse ka qenë i njëjtë me atë të KQZ deri në këto momente. Fitorja sipas Exit Poll i takon Vangjush Dakos me 50 - 54 %, ndërsa Grida Duma ka 45.5-49.5 %. Pasqyra e këtij rezutati qëndron edhe në Komisionin Qëndor të Zgjedhjeve  ku kandidati i ASHE Vangjush Dako kryeson me  57.7 % të votave ndërsa Grida Duma 42.3%. Ndërkohë në Shkodër për momentin numërimi ka qene me ritme të ngadalta.  Deri tani kandidatja e majtë Keti Bazhdari rezulton në disavatazh me 38.5% kundrejt Voltana Ademit me 57.2%. Edhe pse jane numeruar 99 kuti nga 245 exit poll i IPR Marketin është përsëri korrekt në përcaktimin e kesaj bashkie. Përkundrejt të gjitha dyshimeve për këtë kompani prestigjoze, IPR Marketing në bashkëpunim me RTV Ora News deri tani po tregojnë saktësi maksimale në parashikimin e rezultateve zgjedhore.