Goro rimerr Himarën: Himara e Re sot është e re. Beleri pranon humbjen i shtrëngon dorën

Jorgo Goro rikonfirmon mandatin e dytë në krye të bashkisë së Himraës. Procesi i numërimit është përmbyllur mesditën e 22 qershorit.Në total kanë qenë 8539 vota dhe Jorgo Goro ka fituar me 4747 vota kujdret Fredi Belerit të PBDNJ-së I cili ka marrë 2335, Lefteri Prifti 596 vota, Vladimir Kumi 861 vota.Pas numërimit të votave Fredi Beleri i ka dhënë dorën Goros në shenjë pranimi të humbjes dhe urimit të fitores për kandidatin kundërshtar.Procesi i numërimit nisi rreth orës 01:00 të 22 qershoritPërmes një njoftimi në facebook Goro shprehu falenderimet për zhvillimin e një procesi të qetë në Himarë duke u shprehur  "Himara e Re sot eshte 1!""Himara ka vlera te paçmuara! Himara ka vlera te verteta! Vlerat e saj jane himarjotet e vjeter dhe te rinje bashke me njeri-tjetrin ne drejtimin e duhur te shpalosjes se ketyre vlerave. Himara jone e Re i meriton te gjitha! Faleminderit mijera zemrave himarjote qe rrahen fort per qetesine dhe zhvillimin e Himares Europiane, te gjitha bashke te çdo lloji qofshin. Himara e Re sot eshte 1!"

Himara ka vlera te paçmuara! Himara ka vlera te verteta! Vlerat e saj jane himarjotet e vjeter dhe te rinje bashke me njeri-tjetrin ne drejtimin e duhur te shpalosjes se ketyre vlerave. Himara jone e Re i meriton te gjitha! Faleminderit mijera zemrave himarjote qe rrahen fort per qetesine dhe zhvillimin e Himares Europiane, te gjitha bashke te çdo lloji qofshin. Himara e Re sot eshte 1!Posted by Jorgo Goro për Himarën on Monday, June 22, 2015
/Oranews.tv/