Blerja e votës,Dickson: Deri tani akuza politike. Kandidatët u sfumuan nga Kryetarët
Vëzhguesit ndërkombëtar ende nuk kanë konkluduar në një rast specifik për blerjen e votës.Në raportin e parë pas zgjedhjeve të 21 qershorit, kreu i misionit të vëzhguesve të KiE-së, zëvendëspresidenti i Kongresit të Autoriteteve Rajonale dhe Lokale në KiE, Stewart Dickson,tha se deri tani ka vetëm akuza politike nga palët, por që do të analizohen me kujdes.Dickson: “Sa i përket blerjes së votës, çështja doli dhe është ngritur nga të dy partitë kryesore, por edhe nga kandidatët e pavarur që kemi takuar gjatë ditës së zgjedhjeve. Akuzat përfshijnë pagesat financiare, dhënien e ushqimeve në zona të caktuara, heqjen e kartave të identitetit për disa persona dhe kthimi i tyre në fund. Të gjitha këto kanë ndodhur në formë akuzash, por kur kemi analizur atë se çfarë kanë parë vëzhguesit tanë dje ne do ti marrim në konsideratë këto akuza dhe provat që kemi parë vetë në terren. Shumë prej këtyre gjërave kanë të bëjnë me numrin e madh të njerëzve që sillen rreth e përqark Qëndrave të Votimit. Në këtë atmosferë të akuzave për blerje votash, kjo është një gjë që do ta analizojmë me kujdes në raportin tonë që do ta paraqesim në tetor në Strasburg”.Në vijim ai renditi progresin e regjistruar në zgjedhjet vendore, sëbashku me problematikat. Ajo çfare nenvizoi ishte presioni politik ndaj administrates publike si dhe sfumimin e kandidateve lokale nga lideret e partive politike. ProgresiShqipëria ka marrë hapa të rëndësishëm gjatë viteve të fundit sa i përket proçeseve politike dhe zgjedhore. Kuadri i përgjithshëm ligjor i zgjedhjeve të djeshme është një shembull. Dispozitat për të garantuar pjesmarrjen e grave në politikë dhe pakicave minoritare janë shembuj pozitiv.Megjithatë ende ka shumë për të bërë. Progresi më i dukshëm është arritur sa i përket mjedisit të fushatës, me përjashtimin e disa incidenteve të djeshme, fushata ka qenë e paqme dhe e civilizuar.Ka qenë një fushatë normale sa i përket standardeve europiane. Por ka një sërë çështjesh që nuk i konsiderojmë si të duhura.Mangesite dhe problematikatËshtë problematike që listat e zgjedhësve ende përfshijnë rreth 1 milion vetë që jetojnë jashtë Shqipërisë. Në rast se ditën e zgjedhjeve ata ashtu siç kanë të drejtën të hedhin votën, përveç rrezikut që ekziston në mashtrimin zgjedhor ekziston edhe manipulimi.Çështjet vendore duhet të vendosen nga ata njerëz që jetojnë në bashkitë specifike. Kjo është një çështje për të cilën ne do të punojmë me autoritetet shqiptare.Së dyti jemi për shqetësuar për raportet që kemi dëgjuar për frikësimin, për presionin që u është vënë atyre që punojnë në administratën publike që të votojnë në një mënyrë të caktuar, apo kërcënimeve se do të hiqen nga puna.Jemi të bindur se në një mjedis që karakterizohet nga dominance e dy partive të mëdha politike, duhet që të ketë një fushë që të jetë e niveluar mirë nga të gjithë lojtarët dhe kandidatët e pavarur.E njëjta gjë është dhe për raportet që na kanë ardhur për blerjen e votave apo akuzimet sa i përket ryshfeteve. Kjo është shkatërruese për kredibilitetin e administratës zgjedhore po ashtu dobëson edhe besimin e popullësisë te zgjedhjet.Dhe së fundi më lejoni ti referohemi diçkaje që ne na duket e pazakontë, kjo është përfshirja personale e figurave udhëheqëse, sidomos nga dy partitë më të mëdha politike në zgjedhjet vendore. për rrjedhojë kandidatët e zonave nuk kanë dalë aq në pah, sepse më në pah kanë dalë udhëheqësit e mëdhenj politikë dhe temat që janë diskutuar në fushatë kanë qenë të dimensionit kombëtar dhe jo lokal. Duhet të ketë shpërndarje të qartë të detyrave dhe roleve.