Festë e madhe në Kamëz, Xhelal Mziu i PD-së rikonfirmohet si Kryebashkiak

Xhelal Mziu me gjithë betejen e fortë dhe të gjatë nuk e ka lëshuar bastionin ndoshta më të fortë të demokratëve, Kamzën.Pas një numërimi deri diku të balancuar votash, në fund Mziu ka fituar mbi rivalin e tij socialist Safet Gjici me 2700 vota avantazh.Demokratet kane nisur festen e fitores. Qytetarët e Kamzës kanë zgjedhur fituesin e tyre, duke i votëbesuar votën edhe për një mandat të dytë, Xhelal Mziut të PD-së.I çiliruar nga rezultati Mziu ka falenderuar qytetarët e Kamzës dhe të Paskuqanit dhe premtoi që pas konstitutimit do të bashkëpunojë me  Edi Ramën.Në prononcimin e parë pas fitores, Mziu deklaroi për gazetaren e Ora News, Manjola Hasa, se do të punojë me përgjegjshmëri për të justifikuar besimin e qytetarëve.Mziu: “E rëndësishme është se ishte një fitore e mirëpritur jo vetëm nga unë, por dhe nga qytetarët e Kamzës.  I falenderoj përzemërsisht që më votëbesuan në këto zgjedhje. Do mundohem maksimalisht që ta realizoj jo vetëm atë besueshmëri, por duke e konsideruar një përgjegjësi të madhe jo vetëm për votën, por për menaxhimin e qytetit për katër vitet e ardhshme. Jam i bindur që unë dhe ata sëbashku do ja dalim në katër vite për ta bërë Kamzën më konkuruese.Pyetjes nëse do të ketë bashkëpunim me qeverinë dhe kryeministrin Rama, ai iu përgjigj:Mziu: “Absolutisht unë jam i hapur për të gjetur mjaft faktorë siç është qeveria, donatorët e  huaj, ata vendas, partneritei me qytetarët dhe sidomos me biznesin për të bërë më të mirën për qytetin”.Por festa e Mziut nuk është mbyllur vetëm më brohoritjen e votave të kutisë së fund, supriza e mbështetësve ishte jashtë.festa ne kamez 2festa ne kamez xhelal mziu kamza feston mziuMziu: Pushteti "ndrydhi" votuesit, i këaqur edhe nga ky rezultatNë një prononcim për gazetaren e Ora News Manjola Hasa, Mziu u shpreh i kënaqur me rezultatin paraprak, pasi sipas tij banorët janë ndrydhur nga presioni i pushtetit. Ai foli dhe për sfidat e mandatit të dytë.xhelal mziuMziu: "Fitorja nuk diskutohet por po shkon drejt thellimit. Unë prisja më shumë se kaq, por presioni i pushtetit qëndror ndaj qytetarëve duke përdorur të gjithë instrumentat me energjinë elektrike, me ndërtimet, me policinë e kanë ndrydhur votuesin gjatë fushatës elektorale.Nuk është marrë ajo çfarë mund të merrej. Sidoqoftë jam i kënaqur edhe me këtë rezultat, me rëndësi është fakti se unë do të jem Kryetar bashkie edhe për katër vitet e ardhshme.Do vazhdojmë punët që kemi patur por dhe të mbyllim projektin më strategjik të qytetit Ujësjellës-Kanalizime, një projekt që kap 55 milion euro. Ka një javë që ka filluar kompania austriake. Kjo është sfida ime e këtij mandate, por dhe mjaft investime të tjera".Thirrjes për të votuar iu përgjigjën mbi 52% e qytetarëve të kësaj zone".Mziu me 1368 vota më shumë ndaj GjicitE djathta vijon të ruajë avantazhin në Kamëz me 1368 vota më shumë. Procesi i numërimit po ecën me ritme shumë të ngadalta.Gazetarja Jona Mançellari raporton për Ora News se proçesi i numërimit të votave në KZAZ 27 në Kamëz po ecën me ngadalësi. Kanë mbetur edhe 84 kuti për t’u numëruar, ndërsa deri në këto momente janë numëruar 34 kuti.Me votat deri në orën 03:00 të mëngjesit, Xhelal Mziu i APPD ka marre 16388 vota kundrejt atij të Aleancës për Shqipërinë Europiane, Safet Gjici i cili ka marrë 15020 votaAsnjë prej kandidatëve nuk ka lëvizur nga KZAZ 27, shkollën Ibrahim Rrugova. Grupet e numërimit dhe vëzhguesit thonë që numërimi do të vazhdojë deri në orët e para të mëngjesit.Rezultati sipas KQZ-se: Xhelal Mziu kryeson perballe Safet GjicitDeri  në orën 23:45 janë numëruar 68 QV nga 120 në total dhe ndodhet në avantazh kandidati i APPA Xhelal Mziu me 13628 vota dhe Safet Gjici 12551 vota.Ndërkaq vijon numërimi për 68 QV  nga 120 në total.Rezultati paraprak sipas të dhënave të KQZ  është si më poshtë: kamza