Veliaj shpall fitoren për Tiranën: Unë kryeshërbëtori juaj. Fton dhe Kosovën për bashkëpunim
“ Na priftë e mbara dhe me krahë të lehta” Me këtë urim dhe me premtimin se do të jetë 24 orë kryeshërbërtori i të gjithë qytetarëve pavarësisht votës së tyre,kandidati i ASHE-së, Erion Veliaj shpalli fitoren e zgjedhjeve të 21 qershorit për kryetar të bashkisë së Tiranës.Mes mbështetësve socialistë, deputetëve dhe ministrave të kabinetit qeveritar, që kishin ardhur të festonin fitoren, Veliaj u shpreh i paduruar të niste punët e mbara të Tiranës.Falenderimi i Veliajt shkoi dhe për Edi Ramën, kryesocialistin i cili në ketë ditë zgjodhi të mos i tërheqë asnjë dritë të prozhektorëve fituesit Erjon Veliaj,i cili nuk kurseu as falenderim për LSI-në që përfaqësues të vetëm në festë, kishte të linjë e LRI dhje flamujt e kësaj forceNjësoj si kryeministri Edi Rama 2 vjet më parë, që vlerësoi rivalin Sali Berisha për punën e tij në drejtimin e Shqipërisë, edhe Erjion Veliaj, shprehu falenderim për rivalin e tij Halim Kosova, duke i shtrirë jo vetëm demokratit por edhe 4 kandidatëve të tjerë, dorën e bashkëpunimitDita e shpalljes së fitores, mund të lexohet si një gjysmë dite e parë e punës se Veliajt si kreu I bashkisë së Tiranës, pasi mesazhi i i drejtëpërdrejtë shkoi për administratënMë shumë se 40 mijë vota avantazh, për Erjon Veliaj nuk janë vetëm besimi për të qeverisuar majtas Bashkinë më të madhe të vendit, por përgjegjësi historike për të ndryshuar Tiranën.Duke i bërë thirrje administratës aktuale të bashkisë të mos firmosë kontrata shërbimesh 3-4 vjeçare, të mos kryejë shpenzime të mëdha si dhe të mos ndërpresë shërbimet ndaj qytetarëve, Veliaj paralajmëroi dhe një audit për të nisur drejtimin më pas me transparencë.Fjalimi i plote i fitores Fton dhe Kosovën për bashkëpunimErion Veliaj para selise PS : " Shkuam në zgjedhjet më të mira më të lira dhe më të ndershmet në Shqipëri. Meritat për këto zgjedhje të lira nuk janë vetëm tonat, por dhe kundërshtari ynë që meriton reskeptin tonë për përpjekjet për tu ndarë nga linja zyrtare e partitësë së tij, nga kultura e shpifjes, përgojimeve dhe goditjes në brez që helmojnë politikën tonë. Faleminderit doktor Halim Kosova. Gjej rastin të falenderoj dhe kandidatët e tjerë, Gjergjin,Sazanin, Ben Tafajn, Dhimitër Muslinë, faleminderit. Të gjithë atyre që u përfshinë në këtë garë. Dua të përgëzoj të 5-të dhe të ftoj të mos ndihen humbës por kontribues të ndryshimit të Tiranës. I them me gjithë respekt Doktor Halimit dhe kandidatëve të tjerë se ka më shumë gjëra që na bashkojnë sesa ato që na ndajnë. Dhe në emër të gjërave që na bashkojnë mezi pres bashkëpunimin tuaj për TiranënApeli i Veliajt për Bashën: Mos lidh kontrata 4-5 vjeçare këto momenteErion Veliaj: “ I kërkoj bashkisë së Tiranës të mos ndërprerësëë punën në bashki gjatë kohës që bëhet tranzicioni i ekipeve tona. Adminsitratat të vazhdojë të ofrojë shërbimet dhe të frenohet nga politika e deridjeshme e tokës së djegur për të shpallur të frenohen nga politika. Të shmanget ajo që ndodhi në 2013 kur qeveria në largim rrit borxhin. Thirrje administrates, nuk ka asnjë ngut për të lidhur kontrata 4-5 vjeçare këto ditë të fundit në transportin publik, në Ujësjellës apo në transportin e mbetjeve që nuk e resketojnë ndarjen e re administrative dhe që janë në frymën e vjetër të politikës pas meje vjen qameti. Do ndërtojmë një bashki që bashkon njerëzit dhe jo i ndanErion Veliaj: "Fitorja i dedikohet njerëzve të thjeshtë që na kërkojnë të mbajmë përgjegjësi të mëdha. Unë dhe ekipi ynë I socialistëve dhe progresistëve jemi gati ta bëjmë këtë punë. Për të gjithë ata që nuk na e dhanë mbështetjen me votë në këtë herë të parë dua tu them qartë: Mund të mos na e keni dhënë votën por ne respektojmë mendimin ndryshime. Do ju shërbejmë njësoj pa i ndarë nga tesera por duke i shërbyer të gjithëve njësoj atyre që na e dhanë apo nuk na e dhanë votë në këtë garë. Do ndërtojmë një bashki që bashkon njerëzit dhe jo i ndan. Ka ardhur koha të lëmë pas tifozeritë politike dhe të kuptojmë që Tirana është shtëpia jonë dhe në këtë shtëpi të përbashkët unë zotohem se do jem kryeshërbëtori juaj 24 orë pa i ndarë ashtu siç janë ndarë
Erion Veliaj: Shumica çoi Shqipërinë në drejtimin e duhurErion Veliaj para selise PS : Një ditë shumë e rëndësishme. Nëse ka dikush që ishte cinik për qytetarinë e këtij vendi, ishte skeptip demokracinë tonë, qytetarët konfirmuan demokracinë dhe I dhanë fitoren ASHE-së në 46 bashki të Shqipërisë. Kjo fitore në 46 nga 61 bashki është fitorja më mbreslënëse nga socialistët dhe progresistët. Me këtë fitore shumica vendosi ta cojë Shqipërinë në drejtimin e duhur. Jemi shumë mirënjohës.12: 33 Erion Veliaj del nga selia PS përgëzohet nga mbështetësit e PS, pritet të shpallë fitoren si kryebashkiak në selinë rozë.[caption id="attachment_536867" align="alignnone" width="640"]
F[/caption]


Fjala e plotë e Erion Veliajt pas fitores Ministrat socialistë të kabinetit qeveritar ndodhen para selisë PS dhe po festojnë me mbështetësit e tyre.Deri në orën 11:28 kemi 840 kuti të numëruara nga 864 gjithsej. Kanë mbetur edhe 20 QV për numërim. Megjithatë avantazhi që ka krijuar Veliaj nuk pritet të lëkundet nga votat që kanë mbetur për numërim.
[caption id="attachment_536842" align="alignnone" width="956"]
Festa ne PS[/caption]Ervin Bushati për Ora News: "Kjo fitore tregoi se nuk ka bastione politike por bastione qytetarie. Kjo fitore nisi në njësinë nr 8 ku për herë të parë në 25 vjet fiton një kandidat I majtë. Vetëm puna, pasioni dhe përkushtimi është kapital për fitore. "
Gazetarja e Ora News Klementina Cenkollari ne PS me deputetin Ervin DervishiFesta në PS ka nisur dhe Veliaj pritet të dalë për median [caption id="attachment_536833" align="alignnone" width="411"]
Selia PS[/caption]
Ora 11: 40 para selise PS nis grumbullimi i mbështetësve socialistë
Nga të dhënat e KQZ deri ne 11:28 jane si me poshte:
Veliaj kryeson me 41.504 vota më shumë
KQZ: 47.153 vota për Veliaj, 107984 për Halim Kosovën
Ora 22:00 Erion Veliaj 130614 vota, Halim Kosova 95444 vota
Ora 20:30 Veliaj me 32281 më shumë se Kosova
Ora 19:00 Erion Veliaj 106.944 vota, Halim Kosova 78.344 vota
Ora 15:00 Erion Veliaj 81.796 vota, Halim Kosova 59.579 vota
Ora 09:00 Erion Veliaj 59.470 vota, Halim Kosova 45.969 vota
Ora 07:37 Erion Veliaj 49.923 vota, Halim Kosova 34.387
Ora 06:00 Erion Veliaj 30.481 vota, Halim Kosova 23.603
Ora 05:10 Veliaj 23.659, Halim Kosova 18.360
Ora 04:37 Veliaj 11.574 vota, Kosova 8.575 vota
Deri në orën 03:30 KQZ në rezultatin e saj nxjerr në avantazh Erion Veliajn me 6411 vota, ndërsa Halim Kosovën me 4545 vota.
Hapja e kutive në njësinë 5, konkretisht në KZAZ 35 në Shkollën Vasil Shanto është rrëzuar rezultati i parë, ku kryesonte Halim Kosova.Ora 03:29 në 5 kuti votimi kryeson Erion Veliaj Në 5 kutitë e hapura rezultatet jane keto:Erion Veliaj ka marrë 994 vota, Halim Kosova 588 dhe Gjergj Bojaxhi 207 vota.Ora 02:45 kryeson Erion VeliajQendra e votimit 18/4 Halim Kosova 157 vota, Erion Veliaj 222 vitaQendra e votimit 18/6 Halim Kosova 82 vota, Erion Veliaj 143 votaQendra e votimit 18/6 Halim Kosova 106 vota, Erion Veliaj 174 votaSipas KQZ deri rreth orës 02:00 janë hapur 5 kuti nga 864 të tilla dhe kryeson Halim Kosova me 623 vota kundrejt 617 të marra nga Veliaj.
Ora 2:34 nis numërimi tek Vasil Shanto Ora 02:10 Në KZAZ tek Shkolla e Baletit në kutine e pare kryeson VeliajNë njësinë numër 2, në KZAZ tek Shkolla e Baletit ka përfunduar numërimi i kutisë së parë dhe kryeson Erion Veliaj i ASHE.Ora 02:00 Në KZAZ 30 në Shkollën Vasil Shanto janë hapur 5 kuti votimi, kryeson Veliaj
Vijon procesi i numërimit në Tiranë. Në KZAZ në Shkollën Hasan Prishtina janë numëruar 5 kuti votimi dhe sipas informacionit që na jep gazetari Klodi Karaj, kryeson bindshëm Erion Veliaj i ASHE.Ora 01:38 pritet të nisë votimi tek Shkolla Vasil Shanto
Në shkollën 9-vjeçare Vasil Shanto, njësia nr. 5, pritet të nisë numërimi i votave. Janë në gadishmëri grupet e vrojtimit.Gazetarja Edjona Dervishi proçesi i transportimit, mbërritjes dhe dorëzimit të kutive ka zgjatur me orë të tëra, kjo për shkak të numrit të madh të kutive, sepse kjo KZAZ që mban numrin 35 ka gjithsej për të numëruar 93 qendra votimi.Ka prezencë edhe të përfaqësuesve të OSBE-ODIHR. Në këtë shkollë ndodhet edhe deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko për të mbikqyrur proçesin e numërimit.Kryetarja e kësaj KZAZ-je ka premtuar një proçes numërimi me ritme të shpejta.
Ora 01:00 Halim Kosva kryeson Në orën 01:00 të 22 qershorit ka nisur numërimi në Tiranë. Numërohen 4 kutitë e para në degën 8 nga ku: Halim Kosova i APPD ka 516 vota dhe Erion Veliaj 459 vota, Gjergj Bojaxhi 78 vota, Sazan Guri 17 vota, Arben Tafaj 29 vota, Dhimitër Muslia 1 votë.