PBDNJ denoncon: Kandidati Ziso nuk lejohet brenda KZAZ-së ku numërohen votat

Nëpërmjet një deklarate për shtyp, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, ka denoncuar proçesin e numërimit në Bashkinë e Dropullit.Denoncimi është bërë pasi kandidati për kryetar i PBDNJ-së, Kosta Ziso së bashku me vëzhguesit nuk është lejuar të hyjë brenda ambienteve të KZAZ-së nr. 80 ku po numëroheshin votat.Sipas PBDNJ, kjo bie në kundërshtim me të drejtat legjitime të parashikuara në Kodin Zgjedhor.PBDNJ përmes deklaratës, ka kërkuar të merren masa për këtë preçedencë që sipas tyre është jo demokratike dhe e papranueshme.