ASHE merr bashkinë e Hasit, fiton Adem Lala me 52.98% kundrejt Elez Maçit 46.05%
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Qershor 2015, 06:56
Shpallet edhe kryebashkiaku i dytë fitues. Aleanca për Shqipërinë Europiane merr edhe bashkinë e Hasit pas asaj të Pustecit.Kështu kandidati të majtës Adem Lala ka fituar me 52.98%, kundrejt Elez Maçit të së djathtës me 46.05%.Ndërkohë kandidati i PSD, Gëzim Ukperaj ka marrë 0.97 të votave.Pjesmarrja e votuesve në këtë njësi vendore ishte 61.46%, ose 9.331 votues. Nga 30 kuti votimi janë numëruar të 30-at.