3.3 milion qytetarë shqiptarë votojnë sot, ja procedura

Shqiptarët vendosin sot për te zgjedhurit e tyre ne qeverisjen lokale në 61 bashki të vendit.Çdo shtetas shqiptar që ka mbushur moshën 18 vjeç , qoftë edhe me date 21 qershor ka te drejte te votoje për të zgjedhur kryetarin dhe këshillin e Bashkisë ku ka vendbanimin, për të deleguar përgjegjësinë e marrjes së vendimeve që do të ndikojnë në cilësinë e jetesës dhe shërbimeve në 4 vitet e ardhshme.Qendrat e votimit hapen në orën 07:00 të mëngjesit dhe qëndrojnë në shërbim të votuesve deri në orën 19:00 të mbrëmjes, ku pas kësaj ore askush nuk ka më të drejtë për të votuar përveç zgjedhësve që ndodhen ende ne rradhë per te votuar.Para se qytetarët tu drejtohen kutive të votimit, duhet të kenë verifikuar më parë nëse emri i tyre rezulton në listën e zgjedhësve, në të kundërt ata duhet të paraqitet në qendrën e votimit dhe krahas dokumentave të vlefshëm te identifikimit për të votuar, si karta e identitetit ose pasaporta duhet të jetë i pajisur edhe me një autorizimin me vendim gjykate.Pasi hyn në qendrën e votimit zgjedhësi shkon drejt Komisionit, thotë emrin dhe u paraqet atyre një dokument identifikimi. Kryetari verifikon dhe gjen të dhënat në listën e zgjedhësve një tjetër anëtar i KQV kontrollon nëse nuk ka shenja të bojës speciale në të dyja duart, e më pas qytetari duhet të nënshkruajë në listën e zgjedhesve në krah të emrit të tij.Pas këtij momenti, votuesi do të timbroset në gishtin e madh të dorës së majtë në fund të thoit me bojën matrikuluese tip marker, për t'u pajisur më pas me dy fletë votimi një për Kryetarin dhe një për Këshillin e Bashkise.Pasi përfundon gjithë proçedurat para komisionit të qedrës së votimit, qytetari hyn i vetëm në dhomën e fshehtë, duke shënuar me + ose x ose çdo shenjë tjetër që tregon qartë zgjedhjen në krah të emrit të kandidatit te preferuar apo partisë pjesëtare në një koalicion.Pasi shpreh vullnetin e tij me vote, zgjedhësi palos fletën, orentiohet për të hedhur secilën fletë votimi në kutinë përkatëse dhe me pas ai duhet të largohet menjëherë.