Shqipëria voton për të zgjedhur 61 kryebashkiakë, pjesëmarrja në votim 48.57%

Zgjedhjet vendore, të parat me ndarjen e re elektorale u zhvilluan pa incidente të rënda në të gjithë vendin. Qendrat e votimit u hapën në orën 7 të mëngjesit dhe pjesa më e madhe e tyre u mbyllën në orarin zyrtar në orën 19:00.  Në Komisionin Qendror të zgjedhjeve, të dhënat e ofruara për pjesëmarrjen në votime ishin të cunguara dhe në orën 21: 30 kur kryetarja e KQZ,  Lefterie Luzi doli në një konferencë për mediat, dha informacion vetëm për 1/3-ën e 5.301 qendrave të votimit ku pjesëmarrja ishte 48.57%Ndërsa bashkia e Pustecit, e cila ka nisur e para numërimin, kryetarja e KQZ-së ngriti shqetësimin për mosngritjen e grupeve të numërimit në disa ZAZ. Luzi u drejtoi një apel partive politike të mos vononin më tej proçesin.Votat do të numërohen në 90 Komisione të Zonave të Administrimit Zgjedhor me 720 komisionerë.  3 milionë e 370 mijë shqiptarë u thirrën për të votuar për 63 parti politike, 37 prej të cilave ishin të grupuara në koalicionin e majtë, Aleanca për Shqipërinë Europiane dhe 15 në koalicionin opozitar të djathte, Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet.   Jashtë koalicioneve garuan 11 subjekte politike. Këto janë zgjedhjet e para që zhvillohen pas ndarjes së re territoriale, që vendosën në harten administrative 61 bashki, nga  365 njësi vendore që ishin më parë.Pjesmarrja në votim për 3.449 Qendra Votimi është 47.50%. Në daljen e parë për mediat pas mbylljes së procesit të votimit, kryetarja e KQZ, Lefterie Luzi tha se në Vlorë dhe Shkodër nuk janë emëruar ende anëtarët e numërimit. Ndërsa në Pustec ka filluar procesi i numërimit.Ora News ndjek nga afër dhe hap pas hapi zhvillimet e 21 qershorit. Ora 21: 30 Në Vlorë e Shkodër s'janë emëruar anëtarët e numërimitLefterie Luzi: "Kemi të dhëna  për 1825 Qendra Votimi, që  në total për bën 35 % të QV. Pjesëmarrja vetëm për keto qëndra votimi 45.28%Procesi ka mbarruar dhe % e saktë do ta keni gjatë procesit të numërimit, po ashtu informacionet të sakta do ti keni në ëebin e KQZ, ku mediat duhet ti referohen.Mbyllja shkoi mirë dhe u krye sipas kodit zgjedhor.Në Vlorë dhe Shkodër procesi vijoi pas orës 19:00 se kishte persona në radhë.KZAZ që në zbatim të detyrimeve të kryejnë procesin e marrjes në dorëzim të kutive të votimit dhe të kryejnë numërimin brenda afateve ligjore.Në Vlorë dhe Shkodër nuk janë emëruar anëtarët e numërimit.Në Pustec ka filluar procesi i numërimit të votave."[caption id="attachment_536045" align="alignnone" width="664"]pjesemarrja Pjesëmarrja ne votim për 2690 QV sipas KQZ[/caption]kamez votimet2 votimeNë të gjithë vendin zyrtarisht procesi i votimit është mbyllur.  Votimi filloi në orën 07:00 dhe përfundoi në orën 19:00. Megjithëse procesi mund të vazhdojë edhe përtej orarit zyrtar, pasi mund të ketë qytetarë në radhë për të votuar.Pas mbylljes së procesit ka nisur edhe dorëzimi i kutive të votimit në KZAZ, nga ku do të fillojë edhe numërimi.Nga 5301 QV që janë gjithsej deri në orën 16:00 KQZ ka informacion vetëm për 1053 QV sa i takon pjesëmarrjes së votuesve. Ndërkohë që për 4248 QV nuk ka ende asnjë informacion.votime naten votimet votimett[caption id="attachment_536017" align="alignnone" width="640"]shkoder mbyllja e votimeve Ne foto: Shkoder, kutite dergohen per tu numeruar[/caption][caption id="attachment_536016" align="alignnone" width="640"]berat Ne foto: Berat, kutite dergohen per tu numeruar[/caption][caption id="attachment_536001" align="alignnone" width="640"]mbyllet votimi4 Ne foto: Korce, kutite dergohen per tu numeruar[/caption][caption id="attachment_535999" align="alignnone" width="640"]votimi mbyllet Ne foto: Tirane, kutite dergohen per tu numeruar[/caption][caption id="attachment_536000" align="alignnone" width="640"]mbyllet votimi5 Ne foto: Tepelene, kutite dergohen per tu numeruar[/caption][caption id="attachment_536004" align="alignnone" width="640"]mbyllet votimi Ne foto: Vore, kutite dergohen per tu numeruar[/caption][caption id="attachment_536003" align="alignnone" width="640"]mbyllet votimi2 Ne foto: Fier, kutite dergohen per tu numeruar[/caption]Kryetarja e KQZ. Lefterie Luzi bën përgjegjës sekretarët e KZAZ për mos sjelljen e informacioneve."Deri në orën 16:00 kemi informacion vetëm nga 1053 QV informacioni në 11 qarqe, përqindja  e votuesve është 38%. I bëj thirrje  edhe një herë sekretarëve të KZAZ që janë përgjejgës për sjelljen e të dhënave” tha kryetarja e KQZ Lefterie Luzi në një dalje për median në orën 16: 45.Votimi për zgjedhjen e kryetarët të 61 bashkive të vendit dhe këshilltarët bashkiakë të tyre vijon i qetë, por nuk kanë munguar disa incidente të vogla, por dhe probleme në QV për të cilat është kërkuar ndërhyrja e KQZ-së.Kryetarja e KQZ-së tha se të gjitha QV janë hapur"Kurbini mbetet problem pasi  PD ka tërhequr komisionerët dhe votimi mund të thuhet është i njëanshëm, pas thirrjes së PD për bojkot. Gazetarja Lindita Çela na informon se pjesëmarrja në votime është shumë e vogëlNë Tepelenë, Roskovec dhe Devoll procesi i  pezulluar për shkak të problematikës së numrit rendor për kandidatët në fletët e votimit rinisi rreth orës 11: 30Nga ana tjetër incidente të vogla janë regjistruar në Kavajë.Sikundër ishte paralajmëruar, komisionerët e djathtë nuk kanë lejuar disa votues të ushtrojnë të drejtën e tyre me pretendimin se janë pjesë e 600-shes së votuesve fiktivë.pjeswemarjaOra 19:00 Mbyllet zyrtarisht procesi i votimitOra 18:30. Shkodër, komisioneri i PS merr vulen dhe largohet. Në qendrën e votimit në lagjen Kiras në Shkodër ka ndodhur nëj incident, ku një komisioneri i PS pas një debati me një anëtarin e PD ka marrë vulën dhe është larguar.Ora 16:45 Votim familjar? Bllokohet votimi në Vrakë, PD tërheq komisionerët, debate në qendrën e votimitOra 16: 20 PD denoncon: Dako kërcënoi me jetë komisionerët e KZAZ nr 22Ora 16:00 Kur ka mbetur rreth 3 orë nga mbyllja e votimeve, edhe nga LSI bëhet thirrje për të votuar.Ora 15:46  Në Konispol pjesëmarrja shumë e ulët. Vetëm 3100 votues kanë qenë deri në orën 15:00 informon gazetari ynë Geraldi BreguOra 15:33 Luan Rama sqaron incidentin: Emocion militantësh, distancohemiluan ramaSekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama, ka sqaruar incidentin, duke deklaruar se më tepër ka pasur emocion sesa tension mes palëve.Ora 15:00  Kavajë: Nderpritet votimi në QV 21 94Njoftohet për tension edhe në Kavajë, për shak të incidentit në  QV 2194. Komisionerët e PD-së janë përballur me forcat e policisë, për shak të listave me rreth 600 emra fiktivë.Njëri nga komisionerët e PD nuk  lejon banorët të cilët edhe pse kanë emrat në lista të votojnë. Ata pretendojnë se janë fictive. Për momentin votimi është ndërprerë sepse brenda është Ëngjëll Cara, kandidati i PD-së për Kavajën dhe do të marrë vendim nëse do të shkarkohet apo jo komisioneriOra 14:40 Tabaku: Shkoni te votoni, me votën tuaj do të vendosni për të ardhmen tuajOra 14: 38 Olta Xhaçka u drejtohet votuesve: Vota, përgjegjësi ndaj vetes dhe komunitetitOra 14:36 Rama-emigrantëve: Thojuni të afërmve të votojnë

Ju qe jeni ne emigracion beni nje telefonate ne shtepi, tek te aferm a miq ne Shqiperi dhe thuajuni te shkojne ne votim sepse vota e tyre eshte investim edhe per ju! Rrofshi:-)Posted by Edi Rama on 2015-06-21
Ora 14:34  Në Vorë vihet re prani e forcave të shtuar e policisë. Pati debate mes Patozit dhe komisionerëve patoziOra 14:20 Beleri i PBDNJ-së hyn në një qendër votimi, komisionerët e nxjerrin me forcëOra 14:00 Në Kurbin votimi i njënashëm, PD apel ndërkombëtarëve. Kaso: KQZ ndërhyrje të paligjshme27.09% pjesemarrja deri ne 13: 43 ne 711 QV Ora 13: 43 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve jep përqindjen e votuesve për 711 QV nga 5301 që janë gjithsej. Në 711 QV në rang vendi pjesëmarrja e votuesve është 27.09%. Të dhëna për 711 QV pjesëmarrjaQarku Dibër: 30.89%Qarku Durrës 24. 94%Qarku  Elbasan 28%Qarku  Fier 25.4%Qarku  Gjirosktër 29%Qarku  Korcë 23%Qarku  Kukës 34%Qarku Lezhë 17%Qarku Shkodër 24%Qarku Tiranë 28%Qarku  Vlorë 24%lefterie luziOra 13: 24 Në Shkodër në fshatin Brrakë procesi është bllokuar prej një ore për shkak të debateve mes disa të rinjve të cilët nuk janë lejuar të votojnë normalishtOra 13: 00 Presion ndaj Exit Poll I IPR Marketing dhe Ora News, pas disa orësh rifillon puna -Ora 12: 40 Deputeti PS Marto kërcënohet me vdekje, shoqërohet vëllai i kandidatit të PBDNj-së, Finiq12: 30 Vlorë, bllokohet për disa minuta votimi në një QV, PD: PS mban shënim votuesit12: 00 Llalla: Deri tani s’kemi asnjë kallzim, ligji s’pengon kandidatët e inkriminuar Ora 11: 50 Incident në Lezhë, qëllohet me qytën e pistoletës një militant i PD-sëincidenti ipr 4Ora 11:47 Rinis  votimi në Tepelenë, do votohet me të njëjtat fletë votimiKomisioni Qëndror i Zgjedhjeve  ka vendosur nisjen e proçesit normal të Zgjedhjeve në Tepelenës, pas pezullimit për shkak të problematikës së numrit rendor në fletë.KQZ vendosi që proçesi të vijojë  me të njëjtat fletë votimi, edhe pse kandidatët e mazhorancës dhe opozitës mbajnë të njëjtin numër në fletën e votimit. Te njejtin vendim ka marre edhe per Roskovecin dhe Devollin, me problematika te ngjashme."Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e zhvilluar diskutoi lidhur me problematikat e paraqitura nga KZAZ-të, nr. 60, Bashkia Roskovec, KZAZ 70, Bashkia Tepelenë,  dh KZAZ 77, Bashkia Devoll. Këto KZAZ me anë të vendimmarrjeve përkatëse kishin pezulluar procesin në të gjitha QV-të në juridiksionin e tyre, për shkak të gabimeve materiale në fletët e votimit për kandidatët për Kryetar të bashkisë Roskovec e Tepelenë dhe për këshillin e Bashkisë Devoll. KQZ vendosi të urdhërojë KZAZ-në nr. 60, Bashkia Roskovec, KZAZ 70, Bashkia Tepelenë dhe KZAZ  77, Bashkia Devoll, të fillojë mënjëherë procesin e votimit në të gjitha qendrat e votimit në juridiksionin e tyre". 10: 33 Voton Ilir Meta: Të votojnë pa u ndikuar nga askush"Ilir Meta: "Të respektohet vota e çdo qytetari. Thirrje të gjithë qytetarëve të distancohen nga çdo lloj incidenti. Të gjithë ti shërbejmë qetësimit të këtij procesi. Ti lëmë qytetarët të votojnë të qetë. Mesazhi për të pavendosurit: Do u mbetet merak nëse nuk do të votojnë sot. Sepse zgjedhje ka pasur e do ketë cdo katër vjet por nesër do të ketë një Shqipëri më të organizuar europiane.  Kush nuk voton e shumë të drejtë për tu ankuar dhe për të kërkuar llogari nuk ka. Të votojnë pa u ndikuar nga askush"Ora 10:29 Rama: Kush nuk voton sot nuk ka të drejtë të ankohetKryeministri Edi Rama voton në QV e ngritur në shkollën "Ymer Lala"Edi Rama: “Duke votuar marrin pjesë në një proces të rëndësishëm historik siç është reforma territoriale. Pavarësisht se për kë votojnë, të gjithjë ata që votojnë janë qytetarë të mirë dhe që meritojnë respekt kush nuk voton nuk ka të drejtë të ankohet"edi rama votonVoton Halim Kosova: Të respektohen standardet. Keto zgjedhje nuk jane politike por per menaxhimin e Tiraneshalim kosova Ora 10:00 Voton Erion Veliaj: Tirana do gdhihet siç e meritonerjon veliaj  voton 09:30 Gazetarja Erblina Mile raporton nga KQZ: Në Roskovec janë ngatërruar siglat e koalicionit në fletët e votimitKQZ pritet të mblidhet dhe të marrë një vendim për Tepelenën dhe Roskovecin ku janë konstatuar probleme në fletët e votimit.Ne Tepelenë kandidatët  e mazhorancës dhe opozitës kanë të njëtin numër rendor në fletë, ndërsa në Roskovec janë ngatërruar siglat  e partive.08:53 Në Tepelenë pezullohet proçesi i votimitBlloket procesi i votimit në të 29 qëndrat e votimit që ka në total bashkia e Tepelenës. Gazetarja jonë Marilda Kasaj na informon se shkak është bërë një problem rendor në fletët e votimit, kandidati i mazhorancës dhe opozitës kanë të njëjtin numër rendor.“Ka një problem në Tepelenë, janë  bllokuar  29 qëndrat e  votimit. Ka një problem rendor në fletët e votimit. Janë tre kandidatë,Dritan Memushi  i pavarur dhe zyrtarisht ka numrin 1 në fletën e votimit, është , Veip Çela APPD që duhet të kishte numrin 3 dhe Tërmet Peçi  i ASHE që duhet të kishte numrin 2. Por kandidati i mazhorancës dhe opozitës kanë të njëjtin numër. Pra kandidati i pavarur ka numrin 1 dhe lista vazhdon me 2,2 dhe jo 2,3. Të gjitha qëndrat e votimit janë bllokuar momentalisht. Sipas KZA pjesa e parë e fletëve ka qenë në rregull dhe më pas ka vijuar problematika.marlida kasaj 08:47 Incident në Kavajë, komisionerët  e PD s’lejojnë të votojnë disa votuesSikundër kishte paralajmëruar PD, komisionerët e kësaj partie nuk kanë lejuar të votojnë në qëndrat e votimit të Kavajës të ashtëquajturit votues fiktivë.“Në Kavajë është regjistruar incidenti i parë në një qëndër votimi. Komisionerët e  djathtë nuk kanë lejuar qytetarët për të votuar edhe pse kishin emrat në lista. Komisionerët e djathtë dolën më pas në një deklaratë për mediat dhe kanë thënë që emrat e tyre nuk figurojnë fare në lista, ndërsa banorët pretendojnë të kundërtën. Komisionerët e djathtë shtojnë më tej se edhe pse e kanë emrin në lista ata 600 votues janë fiktivë dhe nuk janë lejuar realisht të votojnë. Me gjithë këmbënguljen e komisionerëve të majtë votuesit edhe pse me emrat në listë nuk kanë votuar”informoi gazetarja Denisa Ruzi.[caption id="attachment_535456" align="alignnone" width="640"]incident ne kavaje Në: foto: Komisionerët e djathtë në Kavajë[/caption]08:34 Basha: Vendimet merren nga ata që votojnë, ndaj ejani masivishtLideri i opozitës Basha ka shfrytëzuar daljen e tij publike për tu bërë thirrje qytetarëve për pjesmarrje në votime. Deklaratën Basha e bëri pas votimit, ku shoqërohej nga prindërit dhe i vëllai.“U bëj thirrje qytetarëve të marrin  pjesë masivisht në  votime, të ndajnë pak minuta nga koha e tyre dhe të hedhin votën e  tyre. Vota juaj qyteraë është fuqi juaj, vendimi juaj, gjykimi juaj, momenti i sovranitetit tuaj. Vendimet merren nga ata që votojnë,ndaj ejani masivisht dhe jepni votën tuaj për të ardhmen tuaj, të familjes dhe fëmijëve tuaj. Zoti e bekoftë Shqipërinë!”basha 5Ora 08:27 Kryetari i PD mbërrin në Qendrën e Votimit. Voton në çerdhen numër 13 në njësinë numër 8.08:23 Në Vlorë janë hapur të gjitha Qëndrat e Votimit08:20 Në orën 09:00 KQZ do të informojë për proçesin e votimit në vend08:10 Sipas PD në Konsipol  ka presion ndaj simpatizantëve të djathtëGazetari i Ora News, Geraldo Bregu, raporton probleme në Konsipol bazuar në pretendime të Partisë Demokratike. Kandidati i djathtë për Bashkinë e Konispolit denoncon presionin ndaj simpatizantëve të djathtë.“Kemi një problem në Konispol, ku kandidati i djathtë për Bashkinë e Konsipolit, Ismail Myrtaj pretendon se gjatë natës forca të shumta policie kanë patrulluar vendin si dhe kanë terrorizuar banorët. Ai pretendon gjithashtu se janë rrahur dhe  simpatizantë të PD në prezencë të forcave të policisë.Në Sarandë probleme nuk ka. Në disa qendra votimi nuk ka nisur procesi për shkak të posterave të kandidatëve që juanë afër qëndrave të votimit dhe nuk janë hequr. Ndërsa në një qendër votimi afër shkollës “ 9 tetori” nuk ka nisur votimi për shkak të mosparaqitjes së komisionerëve”.8Ora 08:00 Në Kurbin s'ka nisur votimi, vijon shpërndarja e materialeve Gazetarja jonë Lindita Çela konfirmon mosnisjen e proçesit të votimit në Kurbin. Sipas saj ende vijon shpërndarja e materialeve zgjedhore.“Në Bashkinë e Kurbinit, në qytet nuk ka filluar votimi. Ka pasur probleme sa i përket shpërdarjes së materialeve zgjedhore. Katër prej komisionerëve të PD janë shkarkuar me një vendim  të  KQZ marrë në orëet e para  të mëngjesit, pasi  janë bërë pengesë në shpërndarjen e materialeve zgjedhore. Zgjedhja është gjetur për të vendosur një komisioner të pavarur nga shoqëria civile. PD pretendon se është aktivist i PS.Aktualisht vijon procesi i shpërndarjes së materialeve zgjedhore. Situata është e qetë”.907:15 KVV: Nuk janë hapur Qëndrat e Votimit në Dukagjin dhe KurbinKoalicioni i Vëzhguesve Vendorë me 1000 vëzhgues vendor  raporton për problematikat e para. Në një lidhje për Ora News, KVV deklaroi se ende nuk janë hapur Qëndrat e Votimit në dukagjin dhe Kurbin.[caption id="attachment_535396" align="alignnone" width="640"]6 Ne foto: Zedhenesja e KVV-se,Mirela Arqimandriti[/caption]Ora 07:00 Voton Lefterie Luzi, apelon qytetarët: Dilni masivisht në votimeKryetarja e Komisionit Qëndror Zgjedhor, Lefterie Luzi, ka hedhur votën e para ndër përfaqësuesit e lartë të institucioneve shtetërore. Nga Akademia e Arteve ku ushtroi të drejtën e saj si qytetare, Luzi bëri thirrje për pjesmarrje masive në votime.[caption id="attachment_535413" align="alignnone" width="640"]lefteria 1 Ne foto : Kryetarja e KQZ Lefterie Luzi[/caption][caption id="attachment_535414" align="alignnone" width="640"]lefteria 2 Ne foto : Kryetarja e KQZ Lefterie Luzi[/caption][caption id="attachment_535415" align="alignnone" width="640"]lefteria 3 Ne foto : Kryetarja e KQZ Lefterie Luzi[/caption][caption id="attachment_535383" align="alignnone" width="640"]luzi Ne foto: Kryetarja e KQZ, Lefterie Luzi, ne deklaraten per media pas votimit[/caption]Çdo shtetas shqiptar që ka mbushur moshën 18 vjeç, qoftë edhe ma date 21 qershor ka te drejte te votoje për të zgjedhur kryetarin dhe këshillin e bashkisë ku ka vendbanimin, për të deleguar përgjegjësinë e marrjes së vendimeve që do të ndikojnë në cilësinë e jetesës dhe shërbimeve në 4 vitet e ardhshme.Qendrat e votimit hapen në orën 07:00 të mëngjesit dhe qëndrojnë në shërbim të votuesëve deri në orën 19.00 të mbrëmjes, ku pas kësaj ore askush nuk ka më të drejtë për të votuar përveç zgjedhësve që ndodhen ende ne rradhe per te votuar.Zgjedhjet e 7-a, ne gare 63 parti per 61 njesi vendoreKëto janë zgjedhjet e 7-a në rang vendi dhe në garë janë 63 parti politike për 61 njësi vendore, apo bashkitë e reja sipas ndryshimeve që solli reforma territoriale, që reduktoi ndjeshëm numrin e njësive vendore, rreth 373 të tilla.Partitë politike janë grupuar në dy koalicione të mëdha: Aleanca për Shqipërinë Europiane, kryesuar nga PS, që përbëhet nga 37 forca politike dhe Aleanca për Punë dhe Dinjitet, drejtuar nga PD me 15 forca politike, ndërsa 11 parti garojnë jashtë koalicioneve të mëdha.Për të fituar drejtimin e 61 bashkive të reja janë në garë 158 kandidatë, 36 prej të cilëve janë të pavarur.Të drejtë vote në këto zgjedhje kanë 3,370, 206 shqiptarë, që do të shprehin vullnetin e tyre në 5299 Qendra Votimi në të gjithë vendin.Për ruajtjen e rendit dhe sigurisë e për të garantuar mbarëvajtjen e proçesit zgjedhor janë angazhuar 6699 forca policore.I gjithë proçesi do të monitorohet nga rreth 3 mijë vëzhgues, 274 prej të cilëve janë përfaqësues të ODIHR.