Makina del nga rruga dhe merr flakë, 3 të vdekur, 1 i plagosur

Tre përsona kanë humbur jeten, ndërsa një tjeter ka mbetur i plagosur rëndë, pasi mjeti me të cilin ata udhëtonin doli nga rruga dhe më pas u përfshi nga flakët.Aksidenti tragjik ndodhi rreth orës 21:00 të mbrëmjes të së shtunës në aksin Lezhë-Shkodër në afrësi të fshatit Blinisht. Mjeti tip "BMW" me targa aa 879 IT humbi kontrollin dhe doli nga rruga nga shpejtësia e për pasojë tre përsonat kanë gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë.Policia bëri të ditur se janë identifikuar dy nga viktimat e aksidentit shtetasi me iniciale D.Sh 31 si dhe një 20-vjeçar që të dy nga qyteti i Lezhës, ndërsa përsoni i cili ka mbetur i plagosur është shtetasi me iniciale F.N. Ky i fundit është dërguar menjëhere në spitalin rajonal të Lezhës në gjendje të rëndë për jeten përshkak të plagëve të marra dhe pritet që ti nështrohet ndërhyrjes kirgjikale.Pasi ka dalë nga rruga mjeti me të cilin udhëtonin 4 përsonat nga Lezha në drejtim të Shkodres është përplasur me borduren e rrugës dytësore që lidh Blinishtin me supërstraden dhe më pas është përfshirë nga flakët. Goditja ka qenë e fortë duke ju shkaktuar vdekjen e menjëhershme tre përsonave, ndërsa njëri prej viktimave ka pësuar edhe djegie të shumta në disa pjesë të trupit.Kanë qenë kalimtar të rastësishmë të cilët kanë njoftuar policinë në lidhje me ngjarjen. Drejt Blinishtit kanë mbërritur menjëhere forcat zjarrfikëse dhe autoambulancat të cilët kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupave të viktimave. Ata janë dërguar menjëhere në morgun e spitalit rajonal të Lezhës ku do ti nënshtrohen edhe autopsisë mjoko-ligjore.Në lidhje me aksidentin policia ka nisur menjëherë hetimet. Nga veprimet e para rezulton se shkak për aksidentin tragjik është bërë lëvizja me shpejtësi tej normave të lejuara e mjetit tip "BMW" duke bërë që drejtuesi të humbë kontrollin dhe të dalë nga rruga.[caption id="attachment_535360" align="alignnone" width="640"]lezhe aksidenti 2 Në foto: vendi ku u dogj makina[/caption][caption id="attachment_535361" align="alignnone" width="640"]lezhe aksidenti 3 Në foto: vendi ku u dogj makina[/caption][caption id="attachment_535362" align="alignnone" width="640"]lezhe aksidenti 4 Në foto: vendi ku u dogj makina[/caption][caption id="attachment_535363" align="alignnone" width="640"]lezhe aksidenti Në foto: vendi ku u dogj makina[/caption][caption id="attachment_535289" align="alignnone" width="663"]digjet makina 1 Në foto: vendi ku u dogj makina[/caption][caption id="attachment_535288" align="alignnone" width="664"]digjet makina 2 Në foto: vendi ku u dogj makina[/caption][caption id="attachment_535287" align="alignnone" width="666"]digjet makina 3 Në foto: vendi ku u dogj makina[/caption]