Gramsh, makina bie nga 30 metër lartësi, plagosen 2 persona

Dy persona janë plagosur pasi një mjet ka rënë në humnerë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së shtunës në Gramsh në fshatin Çekrezë.Sipas policisë një automjet tip Benz ra në humnerë në një lartësi 30 metra. Mjeti ra në humnerë pasi doli nga rruga.Policia mbërriti menjëherë në vendin e aksidentit dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.