Bashkëshorti i të dhunuarës: Policia nuk jep një version të saktë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Qershor 2015, 16:07
Përparim Agalliu bashkëshorti i gruas së dhunuar në Durrës ka reaguar pas deklaratës së policisë, duke e hedhur poshtë këtë të fundit. Ai tha se nuk kanë asnjë konflikt dhe se policia nuk jep një version të saktë.Sipas Agalliut personat që kanë dhunuar gruan e tij, nuk i njihte dhe se ata pasi kanë ushtruar dhunë kanë thënë: Ikni votoni PD tani.“Nëse policia ka arritur në këtë përfundim do të thotë që ka gjetur autorët e këtij krimi dhe i lutem policisë të thotë nëse i ka arrestuar këta autorë. Ndryshe, bën lojë që të fshehë autorin e vërtetë të kësaj vepre kriminale”