"Exit-Poll" i IPR Marketing &Ora News: Tiranën e merr Veliaj, Durrësin Dako, Shkodrën Ademi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Qershor 2015, 23:31
IPR marketing dhe Ora News prezantuan pak minuta pas mbylljes së proçesit të numërimit Exit-Poll për 3 qytetet kryesore: Tiranë, Durrës dhe Shkodër. Njësoj si 3 sondazhet e publikuara në 13 maj, 1 qershor dhe 16 qershor, tendenca e votuesve është thuajse e njëjtë me exit pollet. Drejtori i IPR Marketing, Antonio Noto, në lidhje direkte nga Italia, prezantoi në studion e Ora News të dhënat të ndara në tre projeksione.Projeksioni i parë nxorri fitues në Tiranë Erion Veliajn me 50.5 - 54.5 %, dhe Halim Kosovën me 38 - 42 %. Në Shkodër del fituese Voltana Ademi e APPD me 51- 55 %, ndërsa Keti Bazhdari e ASHE me 41- 45 %.Në Durrës fitorja sipas Exit Poll i takon Vangjush Dakos me 50 - 54 %, ndërsa Grida Duma ka 46 - 50 %.Ndërkohë edhe koalicionet në tre qytetet ku u zhvillua exit poll ecnin krahë për krah me kandidiatëtEdhe projeksioni i dytë pak ndryshime solli në % e kandidatëve dhe të koalicioneveNë projeksionin e tretë dhe të fundit drejtori i IPR Marketing nënvizoi garën e ngushtë në Durrës, ndërsa Veliaj dhe Ademi rezultojnë fitues. Antonio Noto: “Kandidati i së majtës Veliaj është midis 50-54% ndërsa kandidati i qendrës së djathtë Kosova ka një rënie prej gjysmë pike. Mbetet i konfirmuar nga 4-7% Bojaxhi dhe Guri është rritur pak 1-2,5% ndërsa kandidatët e tjerë janë midis 0-1%. Në Durrës, jo se kemi pasiguri që Dako është përpara por ka një gjysmë pike më pas ndërsa Duma është midis 46-50%. Në Shkodër, zonja Ademi konfirmohet midis 52-56% ndërsa Bazhdari ndërmjet 40-44%”.Po ndryshe nga gara e ngushte mes kandidatëve, në Durrës ASHE ka një fitore më të thellë në krahasim me koalicionin APPD, ndërsa në Shkodër duket se fitroja i takon koalicionit të djathtë dhe në Tiranë ASHE.Antonio Noto: “Për qendrën e majtë në Tiranë nuk ndryshon gjë, është midis 58-62%. Brenda koalicionit të djathtë ka pasur një rënie prej një pike. Në Durrës, ka pasur një rënie të lehtë të koalicionit të majtë ndërsa brenda koalicionit të djathtë ka pasur një rritje prej gjysmë pike. Ndërsa në Shkodër kryeson Aleanca e Djathtë me 49-53%. Ndërsa partitë e tjera jashtë koalicionit kanë 3-5%”.Kurse analistët, rezultatin e dalë nga sondazhi i IPR marketing dhe oraneës, e kometojnë kështu.Lorenc Vangjeli: “E majta dhe e djathta kanë një diferencë jashtëzakonisht të madhe me njëra-tjetrën”Aleksandër Çipa: “Aritmetika e Exit-Poll-it nuk mund të lexohet drejtëpërsedrejti politikisht sepse ka marzhe gabimi. Në rastin konkret këto zgjedhje kanë qenë më shumë të interesuara për kandidatët”Ylli Rakipi: “Sondazhi ka disa element. Më bën përshtypje që PD është në shifra shumë të larta dhe kjo te Partia Demokratike është një votë politike. Është një votë drejtëpërdrejtë e tillë. Më bën përshtypje rënie e madhe e votave të PS”.Anila Basha: “Edhe tani që ishin zgjedhje për kandidatët jemi në këto shifra. Jam dakort me Yllin kur thotë që kemi rënie të PS-së”Blendi Çeka: “Edhe këtu na duhen të dhëna më shumë, për të parë efektin e reformës territorial se si votuesit në zona rurale motivohen për të votuar kandidatë për bashkitë e reja. Si është ky raport ruaral-urban? Për arsye se është dallim esencial me zgjedhjet e mëprashme lokale.Pas çertifikimit të rezultatit të zgjedhjeve të 21 qershorit nga kqz, IPR marketing dhe Ora Neës do të dalin në një konferencë për të krahasuar rezultatet Ilva Tare: “Në përfundim të këtij rezultati që do lexohet nga KQZ-ja do të kemi dhe një konferencë për shtyp nga zoti Noto. Do të vini sërish në Tiranë për t’i dhënë një përgjigje dyshuesve të Exit Poll-it. Realizimi i exit poll-it u shoqërua me incidente, pasi studentët e univestietit publik dhe stafi i IPR u përballën me përfaqësues të partive të cilët tentuan të bllokonin proçesin.Shikoni projeksionet Projeksioni i orës 22:1 5 i IPR Marketing dhe Ora News kur janë numëruar tashmë 100 % e kampionëve të sondazhit konfirmon në Tiranë se në avantazh për të fituar zgjedhjet është Erion Veliaj.Rezultatet në tre projeksionet e Exit Poll nuk kanë ndryshuar 50. 5- 54. 5 %. Ndërkohë që Halim Kosova ka një rënie prej 0.5% në krahasim me 2 projeksionet e para.IPR Marketing &Ora News, Exit Poll për koalicionet: E majta fiton në Tiranë e Durrës në Shkodër e djathta
Projeksioni i orës 22:1 5 i IPR Marketing dhe Ora News kur janë numëruar tashmë 100 % e kampionëve të sondazhit konfirmon një garë të fortë kokë më kokë në Durrës, por në avantazh është Vangjush Dako
Projeksioni i orës 22:1 5 i IPR Marketing dhe Ora News kur janë numëruar tashmë 100 % e kampionëve të sondazhit konfirmohet se në Shkodër Voltana Ademi e koalicionit të djathtë është fituesja kundrejt Keti Bazhdarit e koalicionit të majtë .
Projeksioni i dytë i Exit Poll deri rreth orës 17- 30- 18:00 në TiraneKemi një rënie të lehtë të Veliajt, por është në avantazh në krahasim me KosovënNë krahasim me projeksionin e parë kemi parë një rritje të lehtë të Bojaxhit mes 4-7 %Guri konfirmohet në pozicioni e 0.5-2.5%Ndërsa Tafaj dhe Myslia mbeten 0-1% 
Projeksioni i dytë i Exit Poll me numërimin e votave deri rreth orës 17- 30- 18:00 në Durres Në krahasim me projeksionin e parë Dako ka një rritje prej 0.5 %Ndërsa Duma ka një rënie prej 0.5 % në krahasim me projeksionin e parë
Projeksioni i dytë i Exit Poll me numërimin e votave deri rreth orës 17- 30- 18:00 në ShkodërSërish në avantazh Voltana Ademi.Në krahasim me projeksionin e parë Voltana Ademi ka një rritje prej 1 %Ndërsa Bazhdari ka një rënie prej 1 % në krahasim me projeksionin e parë
Projeksion i i parë i bërë publik në orën 19:00 Në Tiranë nga numërimi i votave deri në orën 16:00: Erion Veliaj 50.5 – 54.5 % Halim Kosova 38- 42%

Në Durrës kuotohet Vangjush Dako 50- 54 %, kundrejt Grida Dumës 46-50% 
Exit Poll në Shkodër: Fitues deri në orën 16:00
Ndërkohë Ora News denoncoi se komisionerë partive politike por dhe përfaqësues të partive politike në disa zona, në Shkodër dhe në Tiranë bënin presion ndaj studentëve dhe personave të angazhuar për të realizuar Exit Poll-in e organizuar nga IPR Marketing dhe Ora News që do të transmetohet në orën 19:00 në Ora News.

Projeksioni i orës 22:1 5 i IPR Marketing dhe Ora News kur janë numëruar tashmë 100 % e kampionëve të sondazhit konfirmon një garë të fortë kokë më kokë në Durrës, por në avantazh është Vangjush Dako
Projeksioni i orës 22:1 5 i IPR Marketing dhe Ora News kur janë numëruar tashmë 100 % e kampionëve të sondazhit konfirmohet se në Shkodër Voltana Ademi e koalicionit të djathtë është fituesja kundrejt Keti Bazhdarit e koalicionit të majtë .
Projeksioni i dytë i Exit Poll deri rreth orës 17- 30- 18:00 në TiraneKemi një rënie të lehtë të Veliajt, por është në avantazh në krahasim me KosovënNë krahasim me projeksionin e parë kemi parë një rritje të lehtë të Bojaxhit mes 4-7 %Guri konfirmohet në pozicioni e 0.5-2.5%Ndërsa Tafaj dhe Myslia mbeten 0-1% 
Projeksioni i dytë i Exit Poll me numërimin e votave deri rreth orës 17- 30- 18:00 në Durres Në krahasim me projeksionin e parë Dako ka një rritje prej 0.5 %Ndërsa Duma ka një rënie prej 0.5 % në krahasim me projeksionin e parë
Projeksioni i dytë i Exit Poll me numërimin e votave deri rreth orës 17- 30- 18:00 në ShkodërSërish në avantazh Voltana Ademi.Në krahasim me projeksionin e parë Voltana Ademi ka një rritje prej 1 %Ndërsa Bazhdari ka një rënie prej 1 % në krahasim me projeksionin e parë
Projeksion i i parë i bërë publik në orën 19:00 Në Tiranë nga numërimi i votave deri në orën 16:00: Erion Veliaj 50.5 – 54.5 % Halim Kosova 38- 42%

Në Durrës kuotohet Vangjush Dako 50- 54 %, kundrejt Grida Dumës 46-50% 
Exit Poll në Shkodër: Fitues deri në orën 16:00
Ndërkohë Ora News denoncoi se komisionerë partive politike por dhe përfaqësues të partive politike në disa zona, në Shkodër dhe në Tiranë bënin presion ndaj studentëve dhe personave të angazhuar për të realizuar Exit Poll-in e organizuar nga IPR Marketing dhe Ora News që do të transmetohet në orën 19:00 në Ora News.Situata e cila u vu re gjatë paradites u qetësua rreth orës 12:00 kur grupet e punës janë lejuar normalisht të vijonin punën.
Më 21 qershor 3 milionë e 382 mije shqiptarë u thirrën për të votuar për të zgjedhur kryetarët e bashkive të tyre.Mbi 60 parti politike janë në kandidim, mijëra këshilltare dhe qindra kandidatë për kryetarë bashkie.