Goditet me grushta vëllai i kreut të PDIU në Delvinë. Reagon PDIU
Edhe shumë pak orë na ndajnë nga zgjedhjet e 21 qershorit, por incidentet në dy ditët e fundit janëe shtuar. Pasditen e së shtunës është goditur më grushta Ledion Mehmeti, vëllai i kryetarit të PDIU në Delvinë Ilir Mehmeti.Sipas policisë autori i këtij incidenti është Kreshnik Alinani, i cili është një person i afërm i kreut aktual të bashkisë Delvinë.Reagon PDIU: PD të largojë personat e rrezikshëmPartia Drejtësi Integrim dhe Unitet ka reaguar pas incidentit që ndodhi në Delvinë, duke e dënuar dhunën e ushtruar. PDIU i ka bërë thirrje PD që të tërheqë personat e rrezikshëm.“Alimani, është bërë dy herë kryetar bashkie me votat tona”, është shprehur PDIU. Humbja e zgjedhjeve nuk përligj dhunën”Njoftimi i policise per incidentin"Policia e Delvinës rreth orës 14:30 ka marrë njoftim se në afërsi të qytetit të Delvinës janë konfliktuar 2 persona. Menjëherë në vendngjarje ka shkuar policia dhe ka kryer veprimet e para procedurale.Nga veprimet paraprake të kryera ka rezultuar se shtetasi Kreshnik Alinani, 37 vjec, banues në Rusan Delvinë, simpatizant i Partisë Demokratike dhe i afërm i kandidatit të Partisë Demokratike për Bashkinë Delvinë, ka goditur me sende të forta (shkop) shtetasin F. M., vjec 51, banues në Delvinë, vellai i Kryetarit të subjektit politik PDIU për qytetin e Delvinës, I cili ka pesuar demtime te lehta.Policia shoqëroi personin e dëmtuar të cilit i është marrë kallëzim me shkrim.Gjithashtu, brenda një kohe të shkurtër u shoqërua shtetasi Kreshik Alinani, vjec 37, banues në Rusan Delvinë, ndaj te cilit jane kryer veprimet procedurale per vepren penale "Demtime te tjera me dashje"