Makina futet mes turmës së njerëzve në Austri, 3 të vdekur dhjetëra të plagosur
Të paktën tre njerëz kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pasi një person është futur me makinë në mes të turmës së njerëzve, në një shesh të qytetit austriak, Grac.Shoferi u arrestua, por policia nuk ka lëshuar hollësi të mëtejshme rreth ngjarjes.Një pjesë e qytetit është mbyllur dhe shërbimet emergjente kanë nisur një operacion të madh.Graci, është qyteti i dytë më i madh i Austrisë dhe sheshi ku ndodhi aksidenti mikpriste garën për Çmimin e Madh të Austrisë së "Formula 1".Fotografitë paraqesin një makinë të tipit SUV të dëmtuar si dhe gjak mbi trotuar.Agjencia e Lajmeve Austriake "APA", raporton se dy trupa njerëzish në vendngjarje janë mbuluar me çarçafë.Një dëshmitar tha për agjencinë se makina po udhëtonte me 100 km/h kur hyri në shesh[caption id="attachment_535038" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Makina qe u fut mes turmes se njerezve me 100 km/h[/caption] [caption id="attachment_535037" align="alignnone" width="624"]
Ne foto: Pamje nga vendi i ngjarjes ku ndodhi aksidenti[/caption] [caption id="attachment_535043" align="alignnone" width="600"]
Ne foto: Pamje nga vendi i ngjarjes ku ndodhi aksidenti[/caption]