Policia sërish në Kumanovë, këtë herë për trafikantët e emigrantëve

Policia maqedonase ka kryer sërish një aksion policor në Kumanovë gjatë ditës së shtunë, këtë herë jo për të shkatërruar një grupim terrorist, por një rrjet trafikantësh të emigrantëve.Njësia speciale e policisë, e shoqëruar me mjete të rënda, ka rrethuar këtë herë lagjen "Dardania", gjithashtu të banuar nga shqiptarë, duke kryer edhe bastisje banesash.Ministria e Brendshme konfirmoi në një njoftim zyrtar se aksioni është zhvilluar ndaj një grupi kriminal që është marrë prej kohësh me trafikimin e emigrantëve, por nuk ka publikuar ende numrin e të arrestuarve.Operacioni i policisë zhvillohet vetëm tri ditë pasi parlamenti maqedonas vendosi t'u japë emigrantëve leje kalimi të rregullt për 72 orë, në përpjekje për t'i shtyrë ata të largohen sa më shpejt nga vendi e për të mos u bërë pre e rrjeteve të trafikantëve.Duke mos u lejuar të përdornin transportin publik, mijëra vetë, kryesisht sirianë, enden në këmbë në rrugët e qyteteve maqedonase, në përpjekje për të kaluar në Serbi, e më pas në Hungari për t'u futur kështu në zonën Shengen.