Grabitja në TEG, arrestohet njëri prej babagjyshëve

Një person i dyshuar si një prej anëtarëve të bandës së babagjyshëve është arrestuar sot nga forcat Shqiponjat në Tiranë. (Ne foto: Personi i arrestuar i dyshuar si nje prej anetareve te babagjysheve)Mark Shpendi 27 vjec ishte i shpallur në kërkim  për më shumë se një vit, nga Gjykata e Krimeve të Rënda për grabitjen e një argjendarie në një qendër tregëtare të kryeqytit, ngjarje kjo e ndodhur në 24 dhjetor të 2013.27 vjecari u arrestua në afërsi të stacionit të trenit mesditën e së shtunës,  ku sipas burimeve të policisë Shpendi kishte më shumë se 2 javë që fshihesh në rrethinat e Tiranës.Mark Shpendi është personi i shtatë i cili vihet ne pranga si anëtarë i bandës së babagjyshave, ndërsa kreu I kësaj bande ishte Ilir Kupa./Oranews.tv/