Vuçiç do të jetë në 20-vjetorin e masakrës së Serbrenicës

Edhe pse ka qenë një prej ultranacionalsitëve më të mëdhenj në kohën e luftrave në Jugosllavi në vitet '90-të, duke u shprehur se për çdo serb të vrarë duheshin ekzekutuar 100 myslimanë, kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar se do të jetë i pranishëm muajin e ardhshëm në Bosnje-Hercegovinë, kur të përkutjohet masakra e Serbrenicës, e ndodhur 20 vjet më parë.Prania e Vuçiçit në ceremoninë e 11 korrikut do të jetë një tregues i qartë simbolik për ballkanin, i cili prej vitesh përpiqet të shërojë plagët e luftës që ka marrë mbi 135 000 jetë njerëzish gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë.Vuçiç tha se ishte i gatshëm të përkulej para viktimave, për t'u siguruar që 99.9% e serbëve që nuk kanë kryer krime, të kenë mundësi të ecin me kokën lart."Më shumë se kushdo tjetër, duhet të tregojmë se i respektojmë vuajtjen dhe vuajtjet, madje edhe që e kuptojmë urrejtjen që kanë ndaj nesh boshnjakët që kanë kaluar një ferr të vërtetë në Serbrenicë".Në përvjetorin e 15-të të masakrës, ku humbën jetën 8000 boshnjakë myslimanë, pasi zona e sigurtë e mbrojtur nga OKB ra në duart e forcave serbe, ishte i pranishëm ish-presidenti Boris Tadiç.Por duke qenë se Vuçiç ka qenë pjesë e ekipit të Millosheviçit dhe mbështetës i ideve nacionaliste serbe, prania e tij është debatuar mjaft.Aq më tepër që pavarësisht shkëputjes nga radikalët serbë që prej vitit 2008, Vuçiç i ka bërë të qartë Këshillit të Sigurisë së OKB-së se qeveria e tij nuk ka ndërmend të mbështesë rezolutën e përpiluar nga Britania, që pritet të miratohet në Nju Jork mbi masakrën.