"Të paqartë për shërbimet me ndarjen e re territoriale"

Banorët e rrethit të Lezhës e konsiderojnë tepër të qetë fushatën e sapo mbyllur të zgjedhjeve vendore. Në lidhje me premtimet e kandidatëve lezhianët nuk kanë besim se ato do të mbahen, pasi sic thonë vet, janë dendur me mashtrime gjithë këto vite.Banor: “I njëjti premtim është dhënë sa herë kanë ardhur votimet. Na kanë premtuar uji, drita, rrugë, gjithcka dhe në fund asgjë skanë bërë”.Sinkron Banor2: Premtimet kurrë si kanë mbajtur e s’do i mbajnë se këta të gjithë pa përjashtim gënjejnë këtë popull fukara dhe interesohen për këtë popull vetëm kur kanë zgjedhje. Keta po të mbajnë 30 përqind të premtive janë të nderuar e të respektuar.Sinkron Banor3: Të paktën nuk shajnë njëri tjetrin, nuk ofendojnë njëri tjetrin. Kanë këto batuta por i kanë të lezetshme.Sinkron Banor4: 99 perqind i mban ai qe ka pushtetin. Ai qe s’ka pushtetin mundohet me i mbajt por janë pretendime të kota.Sinkron Banor 5: Vlerësime të kryera qindra milionshe, të cilat nuk janë në shërbim të komunitetit. Kjo është fatkqësi.Banorët e Lezhës thonë se kanë marrë pjesë në takimet elektorale të kandidatëve, duke ndjekur alternativat e tyre dhe do të marrin pjesë në votime të dielën.Sinkron Banor1: Nuk janë vendos shumë banderola me flamuj dhe shyqyr që ka shpëtuar Shëngjini, se është vend turistik por shpenzimet e tepërta është gjëja më e shëmtuar për drejtuesit e fushatave. Pasi, në vend që të ndihmojnë familjet në nevoje shpenzojnë miliona lekë për flamuj e banderola. Votën time ia jap atij qe me mbush mendjen që bën për komunitetin, që është i përkushtuar për komunitetin, jo ushtar partie.Banor 2: Të dy kandidatët janë intelektual dhe kjo është pjesa që mua më gëzon se mund të ishin dhe pseudo intelektual, siç janë drejtorat që janë në pushtet.Përsa i përket shërbimeve që do të marrin me ndarjen e re territoriale qytetarët janë skeptik, duke vlerësuar se do të jetë tepër e vështirë që tu ofrohen shërbimet e duhura, madje nuk dinë as se ku do jetë vendi ku do t'i marrin këto shërbime.Sinkron Banor3 : Zonat dhe fshtarat do të kenë shumë probleme, jane shum vështir. Do të jenë shumë delikate .Sinkron Bnaor1: Populli mos presi shërbime më shum për 4 vjet. Mbas 4 vjetesh ndoshta do centrohen problemet e punët.Janë rreth 85 mijë votues në rrethin e Lezhës që me 21-qershor do t'i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryebashkiakun e ri të tyre. Për Aleancën Popullore për Punë dhe Dinjitet kandidon Fran Frrokaj, ndërsa kandidat i Aleancës për Shqipërinë Evropiane është kreu aktual i Bashkisë Viktor Tushaj i cili kërkon një mandat të tretë.