Gjykata e lë në burg, Vladimir Gjuta: Nuk kam lidhje me tritolin në farmaci
Tritoli tek farmacia, Gjykata e lë në burg, Vladimir Gjuta: Nuk kam lidhje me atentatin dhe akuzatVladimir Gjuta, njeriu mbi te cilin rendojne akuzat per Veprat Penale "Vepra me qëllime terroriste", "Krijimi i grupit të strukturuar kriminal" dhe "Kryerjen e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal" mohon perfshirjen e tij ne shperthimin e tritolit ne farmacine e babait të Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.Gjykata e Krimeve të Rënda zhvilloi seancën per verifikimin e mases se sigurise dhene me mungese "arrest me burg" për Vladimir Gjutën. Ai akuzohet për vënien e tritolit në farmacinë e babait të Ministrit Tahiri.Gjuta mbërriti në gjykatë nën masa të forta sigurie, pa paruke. Përpara togave të zeza ai ka mohuar akzuat se ka lidhje me tritolin e vendosur në farmacinë e familjes Tahiri në shkurt të këtij viti.Avokati mbrojtës: “Nuk ka asnjë lidhje me këtë. Lidhur me kërcënimin e Ministrit nuk ka akuzë ndaj tij”."Arrest me burg", Krimet e Renda kane dhene edhe per Indrit Ademin dhe Blerim Thaçin.Edhe me heret para grupit hetimor Vladimir Gjuta ka deklaruar se nuk ka gisht as në vendosjen e tritolit në farmacinë e babait të Tahirit dhe as me sms-në kërcënuese ndaj Ministrit të Brendshëm.Në momentin e arrestimit Vladimir Gjutës iu sekuestrua një armë tip glog e personalizuar e larë në flori si dhe një silenciator.Gjithashtu nje liste me simpatizante te kandidatitit per kryetar Bashkie në Kukës, për të cilën ka dyshime se Gjuta do ti kercënonte dy ditë përpara zgjedhjeve.Vladimir Gjuta po shkonte nga Tirana drejt Kukësit. Ka qenë përgjuesi që policia kishte vendosur disa ditë më parë në lokalin e tij që ka ndihmuar në arrestimin e tij.Gjithashtu mësohet se sëbashku me policinë angleze ka nisur kontrolli i të gjithë pasurive të Gjutës, pasi dyshohet se ka kryer aktivitet kriminal dhe atje.Vladimir Gjuta u kap në mjetin me targa të Kosovës ku udhëtonte si pasagjer pasi në drejtimin e tij ishte Blerim Thaçi, 32 vjeç nga Prizreni.Bashkë me ta në një makinë të dytë qe e shoqeronte udhëtonte edhe Indrit Ademi, 26 vjeç nga Kukesi.[caption id="attachment_534909" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Makina e policise shoqeron Vladimir Gjuten per ne Gjykaten e Krimeve te Renda[/caption]